Rajoni
Zyra administrative në veri të Kosovës
Hoxhiç: Zyra funksionon në shërbim të qytetarëve
31 korrik 2012 14:57
Zyra Administrative në veri të Mitrovicës, e cila u hap para pak javësh në Lagjen e Boshnjakëve, nuk ndihet e kërcënuar nga strukturat paralele të Serbisë që veprojnë në veri, e të cilat financohen nga Beogradi. Të paktën kështu thonë drejtuesit e Zyrës, sipas të cilëve puna e tyre është vetëm ofrimi i shërbimeve për qytetarët e veriut të vendit. Adriana Hoxhic, e cila është shefe e kësaj zyre, ka thënë se nuk i interesojnë fare strukturat të cilat paguhen nga Beogradi, për të shtuar më pas se çfarëdo strukturash politike që nuk punojnë në interes të qytetarëve të veriut duhet të hiqen. Hoxhic ka thënë se si ka interes të madh të qytetarëve të veriut për shërbimet që ofron Zyra Administrative, ndërsa premtoi se do t’i mbrojnë qytetarët sipas ligjeve të Kosovë. 
Promo
Live Stream
Moti
Sot

29° / 20°
Nesër

21° / 18°
Pasnesër

23° / 16°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë