Flash: Eurodeputeti Kukan u takua me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha për situatën politike në
Takimet e sotme pasojnë bisedimet e zhvilluara tre ditë më parë nga eurodeputeti Fleckenstain me krerët e politikës shqiptarë
Rajoni
Greqi, vazhdon situata e rëndë nga zjarret
Me qindra dhe mijëra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre
19 korrik 2012 16:09
Vazhdon të jetë e rënde situata nga zjarret në rajonin e Akaias në qytetin e Patras në Greqi. Flakët nisën mëngjesin e së dieles afër Selas, 8 km nga Patra, ku po zhvillohej një festë fetare për nder të Shën Marinas dhe zjarrfikësit vazhdojnë të jenë në vendngjarje për të shuar flakët. Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në zonën e Kisamos, në ishullin e Kretës, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërkohë që fshati i Papadianas është evakuuar.
Më shumë se 120 zjarrfikës, 2 helikopterë luftuan me flakët të mërkurën në rajonin e përfshire nga flakët në gadishullin e Peloponezit.
Banorët janë evakuuar menjëherë nga shtëpitë e tyre, ndërsa policia tha se është shpallur gjendje emergjence në 5 fshatra.
Flakët e zjarrit kërcënuan edhe oborret e shtëpive, ndërsa erërat e forta ndihmuan në përhapjen me lehtësi të tyre, ndërkohe që deri tani nuk është raportuar asnjë viktimë, apo i plagosur.
Zjarret e fuqishëm janë një fenomen i shpeshtë në Greqi gjatë stinës së verës, për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta. Gjatë javës së kaluar vendi u përfshi nga temperatura të larta, të cilat i kaluan të 40 gradët. Në 2007 të paktën 67 persona humbën jetën nga flakët që zgjatën për ditë të tëra në disa zona në gadishullin e Peloponezit.
Live Stream
Moti
Nesër

14° / 5°
Sondazh
Mendoni se masat për vjedhjen e energjisë janë veprim për të justifikuar rritjen e çmimit?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë