Rajoni
Vershbou: NATO nuk ka plan B për Maqedoninë
NATO pret që Maqedonia të zgjidhë sa më shpejt çështjen e emrit me Greqinë
18 korrik 2012 20:17
Vendimi i NATO-s nga samiti i Bukureshtit në vitin 2008 ende është në fuqi dhe Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në aleancë pa zgjidhjen e çështjes së emrit. Këtë porosi e përcolli në Shkup zëvendës-sekretari i përgjithshëm Aleancës Aleksandar Vershbou, gjatë takimeve me kreun shtetëror. Vershbou ka thënë se në NATO nuk ekziston plan B për Maqedoninë.

“Në vitin 2008 NATO me konsensus miratoi një vendim dhe atë e konfirmoi edhe në samitin e fundit në Çikago. Çdo vendim i miratuar me konsensus mund të ndryshohet vetëm me konsensus. Pres që zgjidhja për problemin me emrin të arrihet sa më shpejtë që është e mundur dhe ta shohim Maqedoninë si vendi-anëtar i 29-të i NATO-s. Kjo do të ishte e dobishme për ju, për Aleancën, por edhe për rajonin”- tha Vershbou.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki theksoi se Maqedonia ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO, kurse bllokadën greke e vlerësoi absurde.

“Përmbushja e të gjitha 12-të detyrave është edhe një dëshmi e cila e bën bllokimin absurd. Presim të vazhdojmë me sjelljen tonë si vend-anëtar i NATO-s, por edhe Aleanca ta njohë vlerën së bashku me vendin i cili deri më tani bën obstruksione në rrugën për anëtarësimin tonë, të tregojë edhe pjekuri edhe koncept dhe kontribut konkret që ta përmbyllim këtë proces”- deklaroi ministri i jashtëm maqedonas.

Qëndrimin se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO mund të bëhet vetëm pas zgjidhjes së çështjes së emrit, zëvendës sekretari Vershbou e ka përsëritur edhe në takimin me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Gjatë qëndrimit në Shkup Vershbou është takuar edhe me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski, ku temë qendrore e bisedimeve poashtu ka qenë zgjidhja e çështjes së emrit.
Promo
Live Stream
Moti
Sondazh
Mendoni se takimi Rama-Basha sjell zgjidhjen e konfliktit mes pozitës dhe opozitës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,49
101.35
EUR / LEK
-0,18
140.14
GBP / LEK
1,48
169.45
CHF / LEK
0,32
115.29
JPY / LEK
0,28
99.7
Partnerë