Flash: Policia sekuestroi rreth 1 ton kanabis sativa në orët e para të mëngjesit
Policia bllokoi një Velierë midis plazhit të Levanit dhe Darëzezës, në bord u kapën një shqiptar dhe një italian
Rajoni
Kosovë, arrestime për incidentin në Dobrosin
Dy persona akuzohen për përfshirjen në incidentin mes Kosovës dhe Serbisë
03 korrik 2012 21:28
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, bëri të ditur se dy persona janë dërguar në paraburgim, nën dyshimet për përfshirje në një incident të pasqaruar në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tre të tjerë janë urdhëruar të paraqiten në stacionin e policisë dhe u janë marrë pasaportat.
Të gjithë këta, janë arrestuar më 1 korrik nga policia e EULEX-it dhe janë akuzuar për siç thuhet, “kryerje të veprës terroriste dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, nën dyshimet për të shtëna në një postbllok të policisë serbe. Më 28 qershor, autoritetet serbe thanë se një pjesëtar i policisë së Serbisë, është plagosur lehtë në një incident në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit, një nga tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.
Policia serbe tha se “sulmues të panjohur kanë shtënë me armë automatike mbi postbllokun e policisë në afërsi të kufirit me Kosovës”.
Kjo është hera e dytë në dy muajt e fundit që raportohet për sulm në të njëjtin vend. Më 17 maj, policia serbe tha se postblloku u qëllua me armë nga drejtimi i Kosovës, por sulmi kaloi pa pasoja në njerëz.
Live Stream
Moti
Sot

25° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë