Flash: INUK do të shemb me shpërthim një objekt shumëkatesh në segmentin Tiranë-Vaqarr
INUK: Nga ora 13:00 deri në 15:30 ndalohet qarkullimi në segmentin rrugor Tiranë-Vaqarr
Rajoni
FBI do të hetojë vdekjen e Asanajt
Ambasada amerikane në Prishtinë konfirmon pjesëmarrjen e FBI-së në hetime
22 qershor 2012 18:00
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord që t’i ofrojnë ndihmë autoriteteve kosovare për të hetuar vdekjen e Dino Asanaj, ish-drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i cili ishte edhe shtetas amerikan. Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi në një mbledhje të Qeverisë i pati bërë thirrje mekanizmave përgjegjës vendorë e ndërkombëtarë për të hetuar rrethanat e vdekjes së Asanajt. Ai tha se nuk do të lejonte që "shantazhi, krimi dhe dhuna" të pengojnë ekonominë e lirë të tregut në Kosovë, si dhe ka shfaqur gatishmërinë për të vepruar po ashtu kundër, siç i ka quajtur ai, grupeve mafioze që “nuk e kuptojnë” këtë lloj të ekonomisë. Byroja Federale e Hetuesisë (FBI) pranë Departamentit Gjyqësor të Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtejshëm”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ambasadës amerikane në Prishtinë. Megjithëse fillimisht vdekja e Asanajt ishte cilësuar si vrasje, mjekët ligjorë në Kosovë kanë thënë se në bazë të autopsisë, Asanaj ka bërë vetëvrasje, duke i shkaktuar vetes 11 prerje me thikë. Rezultatet e autopsisë i ka konfirmuar edhe misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
Live Stream
Moti
Sot

28° / 16°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë