Rajoni
OSBE dhe zgjedhjet serbe në Veri
Misioni ndërkombëtar organizon zgjedhjet serbe në Kosovë
29 prill 2012 17:29
Misioni ndërkombëtar në Kosovë, OSBE, ka bërë marrëveshje direkte me Qeverinë e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë. Arritjen e kësaj marrëveshjeje e kanë konfirmuar burime ndërkombëtare të Zërit, sipas të cilave burime kjo marrëveshje është bërë në mes të Qeverisë së Serbisë dhe OSBE-së, të shtunën. "OSBE do të organizojë zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë. Marrëveshja është arritur të shtunën mes OSBE së dhe Qeverisë së Serbisë", tregojnë këto burime. Arritjen e kësaj marrëveshjeje e ka konfirmuar edhe i ashtuquajturi ministër për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic. "Po, është e vërtetë. Kemi arritur marrëveshje me OSBE-në. Ata do të merren me organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. Kaq mund të them për momentin", tha Bogdanovic.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

29° / 18°
Nesër

29° / 20°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë