Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Politikë
Byroja Parlamentare përjashtoi deputetin e PD Flamur Noka
Për 10 ditë nga punimet e Kuvendit
12 tetor 2017 22:39
Deputeti i PD Flamur Noka u përjashtua për 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Vendimi u mor me shumicë votash në Byronë Parlamentare, pas kërkesës së paraqitur nga një grup deputetësh socialistë. Gjatë punimeve të parlamentit paradite, kryetari Ruçi përjashtoi Nokën nga seanca për shkelje të rregullores, pasi deputeti demokrat këmbënguli të merrte fjalën për procedurë.
Me shumicën e votave në Byronë e Kuvendit, socialistët përjashtuan Flamur Nokën për dhjetë ditë nga punuimet e seancës. Një vendim që Noka e priste që para se të merrej
Nënkryetari demokrat i parlanentit, Paloka, tha se vendimi ishte i padrejtë dhe duke qenë i treti në radhë, tregon se tashmë asgjë nuk është rastësi, por se siaps tij po kërkohet mbyllja e gojës së opozitës.
Gramoz Ruçi madje nga pozita e kryetarit të Parlamentit i sigurt me shumicën tërësisht socialiste u kishte hedhur dorashkën e sfidës opozitarëve, duke i ftuar të bëjnë mocion mosbesimi, pas akuzës për shkelje të rregullores.
Senaca plenare u rimblodh pasdite, Noka rfuzoi të dilte sërish nga salla e kuvendit, duke pohuar se do ta bënte vetëm nëse dilte dhe kryeministri Rama. Në këtë rast Ruçi kaloi për në byro kërkesën e të tij për Nokën dhe jo të kundërshtarëve për Ramën.
Lulzim Basha deklaroi se opozitës nuk do të mund t’i mbyllet goja, Ndërsa Edi Rama ka një tjetër këndvështrim për aksionin opozitar.
Në fund tregoi dhe versionin e tij për fjalët që tha se ia kishte thënë ndër dhëmbë ish-kryeministrit Berisha.
Sipas Ramës, Noka nuk kishte te drejtë, por demokratët paradite duke filluara nga ish-kryeministri Berisha, lexuan me rradhë nenin përkatës të rregullores së Parlamentit.
Të gjitha këto ishin arsye që bllokuan seancën e së enjtes, e cila shtyhet për të dytën herë për pikën e saj më të rëndësihme, ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, edhe pse kësaj here të gjitha palët ishin regjistruar për debat.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë