Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Politikë
Presidenti Meta në Kosovë takohet me Haradinajn dhe Veselin
Bisedon për demarkacionin me Malin e Zi
12 tetor 2017 14:20
Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Prishtinë është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Me politikanë kosovarë, kreu i shtetit diskutoi për çështje si demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi dhe dialogu me Serbinë.

Gjatë vizitës në Kosovës, Presidenti Ilir Meta është takuar me kryemministrin Ramush Haradinaj dhe disa zëvendësa të tij. Kreu i Shtetit e siguroi shefin e qeverisë së Prishtinës për mbështetjen e fortë e të gjithanshme të Shqipërisë për Kosovën në proceset integruese evropiane dhe euroatlantike, si dhe anëtarësimin e plotë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare. 
Presidenti Meta theksoi nevojën e madhe për liberalizimin sa më shpejt të regjimit të vizave nga ana e BE-së për qytetarët e Kosovës. Ndërsa nënvizoi se shpreson që Kosova të gjejë rrugën e mirëkuptimit të ndërsjelltë me Malin e zi për çështjen e demarkacionit të kufirit me këtë vend fqinj. Gjithashtu presidenti Meta tha se vijimi dhe përmbyllja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është i rëndësishëm vetëm për këto dy vende por edhe për të gjithë rajonin sigurinë dhe të ardhmen e tij.
Nga ana tjetër, kryeministri Haradinaj falenderoi presidentin Meta për vizitën dhe mbështetjen që I ka dhënë Kosovës.
Ndërkohë, Kreu i Shtetit është takuar në Prishtinë edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin. Përveç demarkacionit me Malin e Zi dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, biseda e tyre u përqëndrua gjithashtu edhe në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.  
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë