Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Politikë
PD, LSI dhe PR kërkojnë përjashtimin e Kryeministrit Rama nga Parlamenti
“Ka ofenduar në mënyrë të përsëritur deputetin Sali Berisha”
12 tetor 2017 12:27
Me pezullimin e seancës plenare deri në orën 17:00 nga kreu i Kuvendit, krerët e grupeve parlamentare, Spaho për demokratët, Vasili për LSI dhe Mediu për Republikanët, i drejtuan një kërkesë me shkrim zotit Ruçi, në të cilën kërkojnë përjashtimin nga seanca të kryeministrit Edi Rama.
Firmëtarët e argumentojnë kërkesën me pretendimin se kryeministri Edi Rama ka ofenduar në mënyrë të përsëritur deputetin Sali Berisha, me fjalor vulgar. Për këtë kërkojnë përjashtimin e kryeministrit nga seanca parlamentare..
Seanca u pezullua për shkak të mosbindjes së deputetit Flamur Noka për të liruar sallën, pas përjashtimit të tij nga kreu i kuvendit Gramoz Ruçi, për pengim të zhvillimit të punimeve në seancën plenare.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë