Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Politikë
Noka pas përjashtimit nuk doli nga salla e Kuvendit
Ruçi pezullon seancën plenare deri në orën 17.00
12 tetor 2017 16:27
Një javë pasi përjashtoi nga seanca Lulzim Bashën, kryeparlamentari Ruçi mori të njëjtin vendim me një tjetër demokrat, deputetin Flamur Noka. Motivi ishte i njëjtë, bllokimi i foltores. 

Situata u acarua kur pas daljes së Sali Berishës në foltore, demokrati Noka kërkoi fjalën për proçedurë. Më pas u mor vesh se ish-ministri i Brendshëm donte të denonconte fjalët ofenduese që Kryeministri Rama i kishte dhënë paraardhësit Berisha. Sipas disa deputetëve demokratë, kreu i Qeverisë i është drejtuar ish-kryeministrit me fjalët “ke rrjedhur”. 
Ruçi nuk pranoi me arsyetimin se ndërkohë i ishte dhënë fjala një deputeti tjetër. 
Pas këtij refuzimi, Noka bllokoi foltoren, gjë që, pas disa paralajmërimesh, i kushtoi përjashtimin nga seanca. 
Ndaj vendimit të Ruçit reagoi Sali Berisha, i cili akuzoi Kryeparlamentarin se ka si synim të shkatërrojë institucionin që drejton.
Edhe mazhoranca foli për një skenar, të opozitës në këtë rast, për të bllokuar jetën parlamentare. 
I pyetur disa herë nga gazetarët mbi pretendimin e demokratëve për ofendimet e Ramës në adresë të Berishës, Taulant Balla shmangu përgjigjen.
Ndërsa Berisha konfirmoi, ndonëse pa hequr dorë nga batuta.
Kur kryedemokrati Basha doli nga salla plenare, zbuloi se rolin e protagonistit para medias e kishte zënë tashmë Sali Berisha, ndaj dhe iu drejtua selisë së PD-së. 
La të kalonte mbi 1 orë kohë dhe iu rikthye kamerave, për të drejtuar gishtin e akuzës nga Edi Rama.
Ndërkohë që Ruçi kishte pezulluar me disa orë seancën, Noka dhe demokratët e tjerë nuk dolën nga salla. Bashkë me dy grupet e tjera opozitare, LSI-në dhe PR-në, Partia Demokratike firmosi kërkesën për përjashtimin e Edi Ramës nga seanca. 
Ndërkohë edhe socialistët prezantuan një kërkesë për mbledhjen e Byrosë dhe përjashtimin e Flamur Nokës me 10 ditë, për shkak se kishte refuzuar të largohej nga salla pas përjashtimit.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë