Flash: Krim në familje në Shkodër, xhaxhai vrau me thikë nipin e tij
Shkodër, sipas policisë viktima është Mirsad Kuçi 33 vjeç, ndërsa autor i krimit është xhaxhai i tij Bujar Kuçi 62 vjeç
Politikë
Rama e Basha, replika para votimit të qeverisë
Kreu i PD: Ma hodhe herën e parë turpi yt. Ma hodhe të dytën, turpi im
13 shtator 2017 14:07
Pas gati 24 orë debati parlamentar për programin qeveritar, Edi Rama u ngrit edhe njëherë për t’i thënë opozitës se nuk kishte as truk e as hile në dorën e tij të shtrirë për bashkëpunim. 
Në 10 minuta replikë i njeh rregullorja e Kuvendit, komentoi edhe fjalimin e Lulzim Bashës, i pari i këtij të fundit në parlament me cilësinë e liderit të opozitës.
Ftesën Lulzim Bashës ia përsëriti edhe njëherë me shpresën për ta bindur.
I dha përgjigje edhe akuzës së demokratëve se Qeveria nuk paraqiti një program por një fletushkë.
E mbylli me një këshillë për LSI dhe rastet kur ish-aleatët i flasin për korrupsion.
Lulzim Basha u ngrit menjëherë për t’u përgjigjur, ndonëse Kryeparlamentari insistoi se rregullorja nuk ia lejonte replikën ndaj replikës. Por ndryshe nga sa bëri me Berishën, në rastin e Bashës, Gramoz Ruçi bëri një përjashtim.
Basha e lexon ndryshe rregulloren nga kryeparlamentari.
Pretendimi i Edi Ramës se ka mësuar nga 4 vitet e fundit, nuk e bind kryedemokratin.
Gati si në formë autokritike, Kryeministrit ia tha në shqip dhe anglisht se nuk ia hedhë dot për të dytë herë.
Përballje, është ajo që premtoi kreu i opozitës për atë të mazhorancës.
Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

25° / 16°
Pasnesër

27° / 17°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë