Flash: Krim në familje në Shkodër, xhaxhai vrau me thikë nipin e tij
Shkodër, sipas policisë viktima është Mirsad Kuçi 33 vjeç, ndërsa autor i krimit është xhaxhai i tij Bujar Kuçi 62 vjeç
Politikë
Juncker: Proçesi i zgjerimit të BE do të vazhdojë
"Nuk ka anëtarësime të reja deri në fund të mandatit tim"
13 shtator 2017 11:39
Në fjalën e tij para Parlamentit Europian Zhan Klod Junker ka deklaruar se porocesi i zgjerimit të Bashkimit Europian do të vazhdojë, por asnjë vend i ri nuk do të anëtarësohet deri në fund të mandatit të tij 
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi  gjatë fjalimit të tij për të ardhmen e Bashkimit Europian, para Parlamentit Europian, se proçesi i zgjerimit të BE-së duhet të vazhdojë. Juncker u shpreh, se përgjatë këtij mandati nuk do të ketë anëtaresime të reja, sepse nuk përmbushen kushtet, por sipas tij, në të ardhmen, Bashkimi Europian do të ketë më shumë se 27 vende anëtare.  Juncker theksoi se reformat thelbësore mbeten ato të shtetit ligjor dhe demokracisë. Duke folur për situatën aktuale të Turqisë, Junker tha se Turqia është larguar nga BE. Sipas tij gazetaret në Turqi janë viktimë e urrejtjes dhe nuk duhet të burgosen. Ai i ka bërë aoel autoritetve turke që të lirojnë menjëherë gazetaret dhe jo vetem ata. Junker shtoi se Ankaraja nuk duhet të trajtojë më liderët e shteteve anëtare si fashistë apo nazistë duke thënë se Europa eshte nje kontinent i pjekur. Junker nënvizoi se të gjithë ata që duan të bashkëpunojnë me Bashkimin Europian duhet t'a bëjnë duke u bazuar tek vlerat e përbashkëta. 
Për sa i përket ekonomisë në zonën euro Presidenti i komisionit europian tha se ky është viti i pesë rradhazi i rimëkëmbjes ekonomike dhe rritja është pranë asaj të shteteve të bashkuara të amerikës me 2.2 për qind.
Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

25° / 16°
Pasnesër

27° / 17°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë