Flash: Policia sekuestroi rreth 1 ton kanabis sativa në orët e para të mëngjesit
Policia bllokoi një Velierë midis plazhit të Levanit dhe Darëzezës, në bord u kapën një shqiptar dhe një italian
Politikë
Marrëveshja Rama-Basha
Cilët janë hapat e parë të zbatimit të saj
19 maj 2017 16:06
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basa mblodhi kryetarët e degëve për fushatën dhe shpjegimin e marrëveshjes me Edi Ramën. Po cilët janë hapat e parë të zbatimit të saj: nga përbarja teknike e kabinetit qeveritar Ramam,deri tek ngritja e komisioneve te vetingut me opozitën. Duket se ligji elektoral nuk do të preket para zgjedhjeve të 25 qershorit.

 
Marrëveshja u krye, por me çfarë nis zbatimi i saj.
Puna është tek negociatorëve oerd bylykashi dhe engjëll agaci. Pas finalizimit të marrëveshjeve për dekriminalizimin dhe P)aketën Kushtetuese të Drejtësisë, u është besuar atyre edhe negociata për detajuar dhe vënë në shinjat e zbatimi marrëveshjen e 18 majit që tashmë ka emrin Rama Basha.
Presidenti i Republikes do të dihet të dekretojë datën e re të zgjedhjeve të përgjithshme, pas akordit që ato të mos mbahen më 18, por më 25 qershor dhe të zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Kavajës. 
Rreth mesditës në seliën blu Lulzim Basha thirri kryetarët e degëv për t’u kërkuar ndezjen e motorëve të fushatës zgjedhore dhe shpjegimin e marrëveshhje politike mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.
Mësohet se kreu i opozitës i ka vënë në dijeni se deri të dielën PD do të ketë gati propozimet për zevendëskryeministrin, 6 ministrat teknike si dhe drejtorët që sipas marreveshjes propozohen nga ajo.
Ndërsa java që vjen është vendimtare për hatimin e listave të kandidatëve për deputetë dhe depozitimi i saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 
Burimet thanë se ndryshime në ligjin zgjedhor nuk janë parashikuar. Partitë e opozitës do të depozitojnë listën e kandidatëve për deputet më 26 maj duke ia lënë vendimarrjen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
E ndërkohë po në kuadër zbatimit ët kësa marrëveshjeje, javën që vjen pritet mbedhja e Parlamenti në seancë të jashtëzakonshme për të votuar, ministrat e rinj, kreun e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ngritjen e komisioneve të vetingut me përfaqësuesit e opozitës.
Live Stream
Moti
Sot

25° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë