Flash: Mbyllen pa marrëveshje negociatat mes palëve politike dhe dy europarlamentarëve
Basha: Rama refuzon qeverinë teknike. Kryeministri: Të hapur për dialog pa kushte, por pa Vetingun nuk ka asnjë kompromis
Politikë
Lulzim Basha hedh ofertën e re
Propozoj që Presidenti i Republikës të zgjidhet nga populli
21 prill 2017 14:14
Lulzim Basha hodhi sot në publik një ofertë të re, atë të zgjedhjes së Presidentit nga Populli. Duke folur nga çadra e protestës kreu i opozitës sqaroi sërish deklaratën e bërë dje prej tij për të votuar Vetingun menjëherë pas një pakti kombëtar për qeveri teknike.


Presidenti nuk është një viç që e kanë nxjerrë për ta shitur në pazar. Është ky konstatimi i kryetarit të Partisë Demokratike për ofertën që i ka bërë këtë javë partia socialiste

Prandaj Lulzim Basha bën ofertën në emër të opozitës së bashkuar.

Nuk është kjo eferta e vetme në ditën e 64 të protestës. Për të sqaruar edhe ata që nuk e kanë kuptuar, kreu i demokratëve deklaron se jo vetëm është pro vettingut, por shprehet i gatshëm të mos e shtynë zbatimin e tij pas zgjedhjeve.

18 qershorin vazhdon të mos e shohë si datën e zgjedhjeve, po edhe ata që mendojnë se zgjedhjet do të bëhen pa opozitën u thotë ta harrojnë. Basha përsërit ftesën për dialog  me standarte evropiane

“Nuk ka asnjë tërheqje. Rruga për një pakt kombëtar për një Shqipëri evropiane mbetet e hapur edhe për partitë e Republikës së vjetër. Sepse kultura jonë, vlerat tona janë ato evropiane për dialogun dhe vendosmëria jonë është për të mos dorëzuar më kurrë vlerat evropiane tek krimi, te droga dhe te një kastë e korruptuar që e ka kthyer Shqipërinë në lopën e vet. Kjo ofertë nuk duhet kuptohet si dobësi por si zemërgjerësi. Dy janë rrugët; përmes dialogut ta zgjidhim ose për ndryshe populli do ta marrë në dorë”.




Live Stream
Moti
Sot

22° / 12°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë