Flash: Mbyllen pa marrëveshje negociatat mes palëve politike dhe dy europarlamentarëve
Basha: Rama refuzon qeverinë teknike. Kryeministri: Të hapur për dialog pa kushte, por pa Vetingun nuk ka asnjë kompromis
Politikë
DASH: Të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje
“Përparësi, reforma në drejtësi”
21 prill 2017 11:18
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan nga forcat politike në Shqipëri që të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa rikonfirmuan mbështetjen e Uashingtonit për reformën në drejtësi. Dy qëndrimet erdhën nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga zv/këshilltarja e Presidentit Trump, gjatë takimeve me ministrin e Jashtëm shqiptar.


Pas Europës edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan partive në Shqipëri që të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Përmes një njoftimi zyrtar, Departamenti Amerikan i Shtetit nënvizoi rëndësinë që ka për Uashingtonin pjesëmarrja e të gjitha forcave politike në garën elektorale. DASH bën me dije se ky qëndrim është shprehur nga n/sekretari amerikan i Shtetit për çështjet politike, Thomas Shannon, në një takim që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë. Në emër të Uashingtonin, Shannon “theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha partive politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, thuhet në deklaratën e bërë publike në faqen zyrtare të DASH. Gjatë këtij takimi, Shannon ka rikonfirmuar mbështetjen Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformën në drejtësi dhe angazhimin ndaj vlerave të përbashkëta demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, thekson njoftimi i DASH.
Mbështetjen amerikane për reformën në drejtësi e konfirmoi edhe zv/këshilltarja e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin e Jashtëm në Shqipërisë në sallën Roosvelt të Shtëpisë së Bardhë. McFarland u shpreh se “Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht partneritetin strategjik me Shqipërinë”. Këshilltarja e Presidentit Trump, rikonfirmoi “mbështetjen e fortë të SHBA-së për jetësimin e reformave në fushën e sundimit të së drejtës dhe në veçanti përpjekjet tona për jetësimin e reformës në drejtësi”,siç është shprehur ajo, reforma të cilat i cilësoi si jetike.



Live Stream
Moti
Sot

22° / 12°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë