Flash: Luan Rama: LSI është në koalicion me PS dhe jemi seriozë e të përgjegjshëm
Luan Rama: LSI nuk u regjistrua për zgjedhjet në Kavajë sepse PS e zgjodhi në mënyrë të njëanshme kandidaturën
Politikë
PS thërret Kongresin në Prill
Rama: Me ose pa PD, në koalicion apo vetëm, më 18 qershor në zgjedhje
20 mars 2017 15:55
Edi Rama duket se e ka ndarë mendjen çfarë do të bëjë më 18 qershor, pavarësisht qëndrimit të opozitës apo të aleatit të tij kryesor. “Me apo pa PD-në, në koalicion ose qoftë edhe të vetëm, në 18 qershor do të shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Rama para grupit të tij parlamentar. Ndërkohë që fjalët e tij duken si një mesazh për LSI-në, PS ka vendosur të thërrasë në fund të prillit kongresin elektoral, për të nisur zyrtarisht fushatën.

Kryesia e Partisë Socialiste vendosi mëngjesin e së hënës që të thërrasë në fund të muajit prill kongresin e saj elektoral. Burime nga mbledhja e Kryesisë socialiste, bënë të ditur se ky kongres pritet të miratojë programin elektoral me të cilin do të garojë PS në zgjedhjet e 18 qershorit, si dhe do të njihet me listën e kandidatëve për deputetë, që do të përbëjnë ekipin e drejtuar nga Edi Rama. Pritet që para mbledhjes së Kongresit, të zhvillohet edhe një mbledhje e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste, e cila do të miratojë edhe zyrtarisht rendit e ditës së punimeve të Kongresit. Datat nuk janë të zyrtarizuara por pritet që Asambleja të zhvillohet më 2 prill ndërsa Kongresi më datë 29 të të njëjtit muaj. Zhvillimi i këtij kongresi nga PS do të shënojë edhe nisjen me ritëm të plotë të fushatës elektorale nga socialistët.
Disa orë pas Kryesisë, Rama mblodhi edhe grupin e tij parlamentar, ku mësohet se të jetë shprehur se PS nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse të hyjë në zgjedhje dhe të dalë forcë e parë. “Me Salin, pa Saliun, me Lulzim Bashën apo pa Lulzim Bashën, në koalicion ose qoftë edhe të vetëm, më 18 qershor do të shkojmë në zgjedhje”, citohet të ketë thënë Kryeministri, i cili ka kërkuar një rezultat më të thellë se ai i vitit 2013.
Këtij qëndrimi i bëri jehonë edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Përsa i përket seancës plenare, Rama ka kërkuar që të gjithë deputetët të jenë në seancë, ku duhen 71 vota për të miratuar dekretet e Presidentit Nishani për 4 ministrat e rinj. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, u tregua e sigurt se votat e LSI-së nuk do të mungojnë, edhe për Fatmir Xhafën.
Presidenti Nishani e vlerësoi të papërshtatshme kandidaturën e Xhafës por për shkak të pamundësisë kushtetuese për ta refuzuar atë, ia kaloi çështjen Parlamentit. I pyetur nga ABC Neës mbi këtë qëndrim të Kreut të Shtetit, Kryeministri Rama preferoi të përgjigjej me gjeste.




Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,03
125.83
EUR / LEK
-0,92
135.42
GBP / LEK
-2,59
155.87
CHF / LEK
-0,82
126.51
JPY / LEK
-0,99
111.15
Partnerë