Flash: Partia Republikane do të marrë pjesë si forcë e vetme në zgjedhjet e 25 qershorit
Partia Republikane nuk ka pranuar ftesën e kreut të PD Lulzim Basha për të garuar nën siglën e PD në 25 qershor
Politikë
Presidenti Nishani dekreton shkarkimet dhe emërimet e Ramës në qeveri
Kreu i Shtetit e quajti të papërshtatshëm zëvendësimin e Tahirit me Xhafajn
20 mars 2017 12:26
Pas rezervave të shprehura publikisht ndaj kandidaturës së Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm, Presidenti i Republikës e dekretoi atë në këtë detyrë. Bashkë me Xhafën, Nishani dekretoi edhe shkarkimin e 3 ministrave të tjerë dhe zëvendësimin e tyre me propozimet që i kishte dërguar Kryeministri.
Presidenti i Republikës dekretoi shkarkimin e 4 ministrave të Qeverisë Rama dhe zëvendësimin e tyre me 4 emrat e rinj të propozuar nga Kryeministri. Dekretet e para i përkasin dikasterit për të cilin Bujar Nishani thirri një konferencë të posaçme shtypi, Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kreu i Shtetit e quajti të papërshtatshëm zëvendësimin e Saimir Tahirit me Fatmir Xhafajn, duke iu referuar disa akuzave publike në adresë të këtij të fundit, për veprimtarinë e tij si hetues gjatë periudhës së diktaturës.
Kështu, Presidenti i Republikës bëri të qartë se dekretimi i tij për Fatmir Xhafën është i detyruar nga Kushtetuta, ndërsa fjala e fundit për të do t’i takojë Parlamentit. 
Kreu i Shtetit nuk shprehu rezerva përsa i përket lëvizjeve në 3 dikasteret e tjera. Ai dekretoi shkarkimin e Ilir Beqes si ministër të Shëndetësisë dhe zëvendësin e tij me Ogerta Manastirliun. Shkarkimi i Bledi Çuçit u pasua nga dekretimi i emërimit të Eduard Shalsit si ministër për Cështjet Vendore. Ndërsa në fund, Presidenti Nishani dekretoi Olta Xhaçkën si ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, në vend të Blendi Klosit.
Live Stream
Moti
Sot

25° / 16°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë