Flash: Propagandonte për ISIS, Gjykata e Shkodrës caktoi arrest shtëpie për mësuesen Emine Alushi
Rasti i mësueses Emine Alushi e cila propagandonte para nxënësve për ISIS, u denoncua në emisionin investiagativ “STOP” në Tv KLAN
Politikë
Opozita: Numërimi elektronik, kusht i panegociueshëm
Basha: “Pastaj flasim për “listat e hapura” të LSI-së”
11 janar 2017 17:38
Opozita kushtëzon reformën zgjedhore dhe çdo aksion politik brenda e jashtë Parlamentit me numërimin elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit. Lidhur me kerkesën e LSI-së për sistemin zgjedhor, Basha u shpreh pro çdo varianti që u jep pushtet qytetarëve, përfshi listat e hapura, sistemin maxhoritar, apo dhe zgjedhjen e kandidateve për deputetë nga anëtarësia.  Por ai kërkoi të sigurohet  më parë vota e lirë përmes votimit me shenja gishtash dhe numërimit elektronik të votave. 

Opozita e bashkuar kushtëzon çdo aksion politik brenda dhe jashtë Parlamentit me përdorimin e teknologjisë në votim dhe numërim në zgjedhjet e 18 qershorit dhe nuk bëhet fjalë që të pranojnë si opsion përdorimin e pjesshëm të saj, sikundër sygjerojnë socialistët.
“Demokracia nuk është projekt pilot, demokracia është projekt kombëtar. Votimi elektronik është një nga zgjidhjet kundër shit-blerjes së votës. Eleminon blerjen apo mbledhjen e kartave të identitetit dhe zvogëlon mundësitë e krimit për t’u bërë presion qytetarëve” .
Opozita e bashkuar u mblodh në mesditë në selinë blu, dhe kryetari i saj Lulzim Basha deklaroi se votimi dhe numërimi elektronik eshte një kusht i panegociueshëm, që do të çojë në zgjedhje me standarde. 
“E reja është që kohë më nuk ka. Opozita do të kushtëzojë çdo veprim të metejshëm me avancimin për reformën, e cila u jep qytetarëve fuqinë për të vendosur për qeverisjen e ardhshme: qytetarëve dhe jo kriminelëve, vullnetit të tyre dhe jo varfërisë që dikton shit-blerjen. Çdo veprim tjetër është  sekondar dhe vullneti ynë është për të diktuar zgjedhje të lira e të ndershme si interesi i çdo shqiptari”
Sekondar është edhe propozimi i LSI-së për listat e hapura. Ai nuk merr përgjigje negative nga Basha, por e lë në pritje. Kreu demokrat sjell në vëmendje se nuk është pengesë për një sistem zgjedhor që u jep pushtet qytetarëve dhe jo kryetarëve në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, por kjo jo pa realizuar teknologjinë. 
“Kur kam folur për hapjen kam pasur këtë parasysh dhe në këtë mendësi absolutisht ne nuk jemi pengesë për listat e hapura, por diskutimi për listat mbetet propagandistik për sa kohë që nuk garantohet vota, ku votimi elektronik mbetet i panegociueshëm. E përshëndes mbështetjen për votimin elektronik nga kushdo faktor politik, edhe nga ata faktorë politikë qeverisës”.
Për teknologjinë në zgjedhjes është dakord edhe LSI-nëse OSBE jep ok. 
Numërimi elektronik është një aspekt thelbësor i platformës që demokratët kanë paraqitur që më 17 maj, krahas kufizimit të shpenzimeve të partive në fushatë dhe financimit 100% nga buxheti i shtetit, barazinë në aksesin mediatik dhe mospërdorimin resurseve të shtetit në kundërshtim me ligjin. Sa për dekriminalizimin Basha tha se do avancojë, pavarëishst ritmeve që deri tani i cilëson të ngadalta. Duke qëndruar këtu edhe një përgjigje për dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese nga Elvis Roshi.
“Do të ishte atentat i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë, do dështojë më turp”.
Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë parlamentare janë përfshirë në diskutimet për reformën zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të 18 qershorit. Mendoni se debati mes tyre për votimin dhe numërimin elektronik në këto zgjedhje do të prodhojë konsensus?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,64
129.3
EUR / LEK
-1,36
134.45
GBP / LEK
2,05
159.58
CHF / LEK
-0,82
125.78
JPY / LEK
-5,24
110.07
Partnerë