Flash: Propagandonte për ISIS, Gjykata e Shkodrës caktoi arrest shtëpie për mësuesen Emine Alushi
Rasti i mësueses Emine Alushi e cila propagandonte para nxënësve për ISIS, u denoncua në emisionin investiagativ “STOP” në Tv KLAN
Politikë
Përzgjedhja e anëtarëve për Këshillin e lartë gjyqësor
Gjykata e lartë publikon formularët Tip
11 janar 2017 14:10
Në 16 janar mbaron afati për paraqitjen e kërkesave nga të interesuarit për anëtarë të Këshillit të Lartë te Gjyqësorit dhe atij te Prokurorise. Gjykata e Lartë ka publikuar në faqen zyrtare formularët tip, të detyrueshëm për t’u plotësuar nga kandidatët.

Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të të gjitha niveleve, është edhe përgjegjësi për zgjedhjen e antarëve gjyqtarë të Këshillit të Larte Gjyqësor. I shpallur tashmë prej ditësh në faqen e Kuvendit, njoftimi paracakton datën 16 janar, si afatin përfundimtar të dorëzimit të dokumentacionit përkatës. 
Bazuar në ligj, si pjesë e dosjes me dokumenta që çdo kandidat dorëzon, kryetari i Gjykatës së Lartë, miraton modelin e deklaratës individuale për dhënien e mbështëtjes së kandidatëve për antarë të Këshillit. 
E publikuar në faqen zyrtare, formulari tip qe çdo gjyqtar plotëson përmban emrin e deklaruesit si dhe emrin e gjyqtarit, kandidaturën e të cilit mbështet për antarësi në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Si specifikohet në ligj, por edhe në shënimin e deklaratës, ccdo gjyqtar mund të mbështesë vetëm një kandidat për anëtar të KLGJ.
Dokument i dytë për kandidatët është edhe formulari i vetëdeklarimit. Në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, kandidatët plotësojnë formularin, fallsifikimi i të cilit përbën vepër penale dhe ka shënuartashmë edhe viktimat e saj të para.
Pjesë e dokumentacionit për shprehjen e interesit është edhe informacioni mbi të afërmit e shkallës së dytë, ata të shkallës së parë që ushtrojnë në mënyrë aktive profesionin e avokatit ose janë pronar apo drejtues ekzekutiv në subjekte ekonomike, të cilat klasifikohen si tatimpagues të mëdhenj nga autoriteti tatimor. Për mundësimin e këtij informacioni, Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton dhe vë në dispozicion një formular standart.
Formulari, i publikuar tashmë në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, vjen si pasojë e rishikimit periodik të llogarive financiare të gjyqtarëve, por edhe familjarëve të tyre.
Dokumentacioni, pas mbylljes së afatit të dorëzimit në 16 janar do të verifikohet nga administrata e Gjykatës së Lartë duke shpallur më pas në faqen zyrtare kandidaturat. Ky process sipas ligjit pritet të zgjasë vetëm 1 javë, duke parashikuar datën 23 janar si ditën kur shpallen zyrtarisht kandidatët gjyqtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqsorit.
Vendimet për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore i merr Komisioni i Kualifikimit, i përbërë nga Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe dy gjyqtarë të tjere të saj, të zgjedhur me short nga rradhët e atyre që nuk kandidojnë. E është pikërisht ky institucion, i cili në rastin e ankimeve nga kandidatët e përjashtuar, do të përballet me ta në Gjykatën Administrative të Apelit, e ngarkuar me vendimmarrje ndaj ankimeve kundër vendimeve për përjashtim të kandidatëve.
Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë parlamentare janë përfshirë në diskutimet për reformën zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të 18 qershorit. Mendoni se debati mes tyre për votimin dhe numërimin elektronik në këto zgjedhje do të prodhojë konsensus?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,64
129.3
EUR / LEK
-1,36
134.45
GBP / LEK
2,05
159.58
CHF / LEK
-0,82
125.78
JPY / LEK
-5,24
110.07
Partnerë