Flash: Mbyllen pa marrëveshje negociatat mes palëve politike dhe dy europarlamentarëve
Basha: Rama refuzon qeverinë teknike. Kryeministri: Të hapur për dialog pa kushte, por pa Vetingun nuk ka asnjë kompromis
Politikë
Reforma Zgjedhore, PD kërkon teknologjinë
PS kundër listave të hapura të LSI
10 janar 2017 16:46
Reforma zgjedhore pritet të nisë me çështjet për të cilat palët janë dakord, por është e qartë tashmë se për çështjet e rëndësishme forcat kryesore politike nuk bien dakord. LSI kërkon lista të hapura, ndërsa Partia Demokratike ngulmon tek votimi elektronik.

Reforma  zgjedhore nisi për së treti. Mbledhja e parë rezultoi pa një produkt konkret, përtej debatit politik që kësaj herë u zhvillua pa median Brenda.Opozita këmbëngul për standardet, ndërsa akuzon mazhorancën se vazhdon ta zvarrisë procesin, për standardet në emër të integrimit Europian flet dhe LSI. E vetmja dakordësi , por që nuk është hera e parë që ndodh është ngarkimi i ekspertëve me listimin e çështjeve që reforma duhet t’u japë përgjigje. Pas kësaj do t’u jepet drejtim fillimisht atyre për të cilat palët do të bien dakord.
Për të kaluar tek ato që ndajnë palët, nga vota e emigrantëve, votimi elektronik dhe listat e hapura të kandidatëve për deputetë
Partia Demokratike paraqiti në maj platformën saj për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe po i përkthen ato në nëj paketë të plotë amendamentesh. Para pak javësh dhe socialistët amendamentet e tyre. Ndërsa LSI në fillim të javës njoftoi ka dhe ajo një paketë ndryshimesh ligjore.
Live Stream
Moti
Sot

22° / 12°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë