Flash: Propagandonte për ISIS, Gjykata e Shkodrës caktoi arrest shtëpie për mësuesen Emine Alushi
Rasti i mësueses Emine Alushi e cila propagandonte para nxënësve për ISIS, u denoncua në emisionin investiagativ “STOP” në Tv KLAN
Politikë
Procedura e përzgjedhjes së anëtarëve te KLGJ dhe KLP
Sipas kushtetutës dhe ligjit organik të ankimuar në Kushtetuese
10 janar 2017 13:53
Me shpalljen nga Kuvendi i Shqipërisë të nisjes se përzgjedhjes së antarëve për dy institucionet e reja të drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë, nis edhe kalvari i procedurave të verifikimit të tyre. Kronika në vazhdim do ju njohë me zinxhirin e hallkave të përfshira në këtë procedurë, jo të thjeshtë, të reformës në drejtësi.


Kuvendi i Republikës së Shqipërisë cceli procedurën jo pak të komplikuar të përzgjedhjs së anëtarëve për dy institucione të dala nga ndryshimet kushtetuese të 21 Korrikut, duke nisur kështu krijimin e një zinxhiri komisionesh dhe institucionesh të reja apo të ri-sjella përmes reformës në drejtësi. Bëhet fjalë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë. 
Në lidhje me përbërjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ligji i ri parashikon gjithashtu se 6, nga 11 antarët e tij, janë gjyqtarë të niveleve të ndryshme të pushtetit gjyqësor. 5 antarët e tjerë zgjidhen nga radhët e juristëve e më përkatësisht: Avokatëve, pedagogë të drejtësisë dhe shkollës së magjistraturës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
E njëjta formulë vlen edhe për këshilin e Lartë të Prokurorisë ku i vetmi ndryshim, janë rradhët nga përzgjidhen antarët.
Me ndryshimet kushtetuese të 21 korrikut, Këshilli i Lartë Gjyqësor zëvendëson Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Për këtë arsye, tre antarë gjyqtarë dhe dy antarë jo-gjyqtarë të KLGJ, do të emërohen fillimisht për një mandat tre vjecar, me qëllim përtëritjen e pjesshme të këtij organi.
Me ndryshimet e bëra në ligj, pas 104 amendamenteve të paraqitura 24 orë përpara votimit të projektligjit në parlament, të cilat siguruan votimin me shumicë të cilësuar edhe pa praninë e opozitës, mënyra e përzgjedhjes së antarëve  ngre një numër komisionesh ad-hoc që nisin vlerësimin paraprak të kandidatëve të interesuar.
Për kandidatët për anëtar gjyqtar, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, përgjegjësia i kalon administratës së Gjykatës së Lartë e cila verifikon kandidatët. Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor bëher nga Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve  dhe është i fshehtë dhe individual.
Në rastin e antarëve jo-gjyqtarë, hyjnë në lojë komisionet ad-hoc të mundësuar nga amendamentet Hysi.
Për anëtart që përzgjidhen nga rradhët e avokatëve, verifikimin dhe përmbledhjen e kandidatëve në një listë maksimumi 10 emërore e bën një komision i ri ad hoc, i cili do të funksionojë edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ky komision është organ i pavarur që bën verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e avokatëve që kandidojnë për antarë në KLGJ. 
Për anëtarin nga rradhët e pedagogëve të drejtësisë, lista do të përpilohet nga Dekanati i fakultetit të drejtësisë. Për anëtarin që do të zgjidhet nga rradhët e shkollës së magjistraturës, lista 10 emërore do të përpilohet nga Këshilli Pedagogjik i kësaj shkolle, si dhe për rastin e antarit që vjen nga rradhët e shoqërisë civile, do të krijohet komisioni i shoqërisë civile. Edhe ky me përgjegjësinë për verifikim paraprak të kandidatëve dhe krijimin e një liste me 10 emra.
Janë pikërisht këto hallka të ndërmjetme arsyeja përse ligji në fjalë sot gjendjet në godinën e Gjykatës Kushtetuese. Për partinë Demokratike, listat 10 emërore të ndërtuara nga komisionet, apo këshilli i shkollës së magjistraturës dhe dekanati i asaj të drejtësisë, bien ndesh me Kushtetutën e shqipërisë, e cila nuk parashikon asnjë filtër ku kalojnë kandidatët, përpara verifikimit të tyre nga nënkomisioni i përmendur në nenin 147 të Kushtetutës, i ngarkuar nga kjo e fundit me verifikimin e kandidatëve për anëtar.
Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë parlamentare janë përfshirë në diskutimet për reformën zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të 18 qershorit. Mendoni se debati mes tyre për votimin dhe numërimin elektronik në këto zgjedhje do të prodhojë konsensus?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,64
129.3
EUR / LEK
-1,36
134.45
GBP / LEK
2,05
159.58
CHF / LEK
-0,82
125.78
JPY / LEK
-5,24
110.07
Partnerë