Flash: Prodi: Në Shqipëri ka filluar të ndihet kriza ekonomike
Ish-kryeministri italian Prodi-Berishës: Integrimi kërkon marrëdhënie të mira në rajon
Politikë
Greqia pro dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë
Intervista e zëvendëskryeministrit Venizelos për “ABC News”
21 shkurt 2014 14:35
This text will be replaced
Zëvendëskryeministri i qeverisë greke dhe ministër i Jashtëm, Evangelos Venizelos në intervistën për  ABC News, ka theksuar qëndrimin e Greqisë që Shqipërisë t’i jepet pa vonesë statusi i vendit kandidat për anëtarësim.
Venizelos ka shtuar se se Athina është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare, me qëllim që të binden edhe ato vende që e kundërshtuan dhënien e statusit dhe në përfundim të presidencës greke, në muajin qershor, Bashkimi Europian të marrë një vendim pozitiv për Shqipërinë.
 
“Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me qeverinë shqiptare, me partitë politike shqiptare, me parlamentin shqiptar, me qëllim që të lehtësohet marrja e një vendimi brenda presidencës greke dhe t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim Shqipërisë. Ka çështje që kanë të bëjnë kryesisht me institucionet, por besoj se Shqipëria ka edhe vullnetin, edhe aftësinë, edhe pjekurinë, që t’u përgjigjet këtyre çështjeve. 
Ministri Venizelos ka kundërshtuar hamendësimet se Greqia do ta përdorë presidencën e BE për të promovuar zgjidhjen e disa problemeve, siç mund të jetë marëveshja për kufirin detar.
“Besoj se kjo është një përqasje e gabuar dhe miope. Pasi, nëse dikush ka interes, është më së pari pala shqiptare. Sigurisht, edhe pala greke, por pala shqiptare duhet të jetë akoma më shumë, sepse këtu vendoset e ardhmja europiane e vendit. Greqia u gëzua jashtëzakonisht me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria është shtet anëtar i NATO-s. Dhe e duam Shqipërinë anëtare të BE. Dhe do të ndihmojmë për këtë. Ajo që u bë midis Italisë dhe Greqisë, mund të bëhet edhe midis Greqisë dhe Shqipërisë. Përndryshe, ne e inkuardojmë këtë në një kuadër më të gjerë, në të cilin përfshihet në përgjithësi parimi i të drejtës ndërkombëtare të kufijve ekzistues, tejkalimi i gjithë tensioneve të së kaluarës dhe deklarimi i miqësisë, bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të partneritetit të të dy vendeve. Pra, kur flasim për kufij, kemi parasysh kufij të cilët përfshijnë jo vetëm territorin tokësor dhe ujërat e brendshme, por edhe zonat detare, shelfin kontinental dhe zonat ekonomike ekskluzive. Gjërat janë shumë të thjeshta: Ekziston modeli europian që mund të ndjekim”, vlerësoi Venizelos.
Gjithashtu, ministri i Jashtëm i Greqisë sqaroi dhe një tjetër çështje që lidhet me marrëdhënien mes dy vendeve, siç janë toponimet.
“Më falni, po për këtë çështje në një pjesë të madhe të opinionit shqiptar ekziston bindja se ky është një problem që e ka krijuar Greqia. Do të më lejoni të them se kjo është e padrejtë. Sepse ne themi diçka tepër të thjeshtë: Të përdoren rregullat e OKB-së, praktika ndërkombëtare e shteteve. Domethënë, çdo vend përdor toponimet e vendit që i përcakton, janë të ashtuquajturat endonime. Ky është një rregull që zbatohet në përgjithësi, nuk është diçka specifike. As është e mundur të flasim në shekullin e 21-të për rivendikime, pretendime territoriale. Këtu flasim për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, në kuadër të një traktati miqësie dhe bashkëpunimi që kemi dhe të cilit duhet t’i japim një përmbajtje esenciale”, tha ai. 
Nënkryetari i qeverisë greke dhe ministër i jashtëm, Venizelos, ka theksuar se, pavarësisht problemeve ekzistuese, Athina vazhdon të jetë e përkushtuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Shqipërinë.
 
“Ne jemi të predispozuar t’i promovojmë marrëdhëniet tona strategjike. Sepse vërtet, të dy vendet tona janë jo thjesht fqinj dhe miq, por edhe absolutisht të ndërlidhur me njeri tjetrin. Kemi qytetarët shqiptarë që punojnë në Greqi, dy ekonomitë tona funksionojnë si enë komunikuese; Shqipëria duhet ta dëshirojë po aq sa edhe Greqia kapërcimin e krizës së ekonomisë greke, dhe ne duam që Shqipëria të jetë një vend me të vërtet europian, me zhvillim të fuqishëm, sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me minoritetin grek, ka të bëjë me gjithë miqtë tanë shqiptarë. Dhe ky duhet të jetë një mesazh miqësie dhe bashkëpunimi, por edhe një shans mjaft i mirë për të kapërcyer çdo ngarkesë nga e kaluara që ekziston, të cilat duhet të kalojnë përfundimisht në histori, sepse e ardhmja besoj se parashkruhet shumë e mirë”, u shpreh Venizelos.
Intervistën e plotë me nënkryetarin e qeverisë greke mund ta ndiqni të premten, në emisionin “Dosja G”.
Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

21° / 13°
Pasnesër

23° / 13°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë