Flash: Lulzim Basha reagon pas raportit të DASH: Trafikantët në Shqipëri kanë status të privilegjuar
Lulzim Basha: Raporti i DASH është nxitje për dekriminalizimin, Rama-Meta heshtin se janë ortakë me krimin
Politikë
Qeveria shtyn 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil
Në mbledhjen e sotme u anuluan edhe koncensionet e HEC-ve
30 shtator 2013 21:46
Keshilli i ministrave ne mbledhjen e tij te fundit ka shtyre hyrjen ne fuqi te efekteve te Ligjit per Nepunesin Civil. Shtyrja eshte bere nepermjet nje Akti normativ me argumentet se ligji ka pazbatueshmëri për shkak të mungesës së akteve nënligjore dhe te natyrës së përgjithshme të tij, se eshte e pamjaftueshme koha për të bërë rregullimet ligjore sipas procesit legjislativ, se ka nevojë për organizim institucional, dhe se nuk jane parashikuar efektet financiare mbi buxhetin e shtetit. Ne aktin normativ te miratuar nga qeveria thuhet se “Ky ligj hyn në fuqi në 1 tetor 2013 dhe i fillon efektet e tij 6 muaj pas hyrjes në fuqi. Deri në datën e fillimit të efekteve të këtij ligji do zbatohet ligji nr.8549, datë 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil".
Nderkohe ne mbledhjen e tij Keshilli i Ministrave ka ndermarre nje sere vendimesh qe shfuqizojne vendimet e Këshillit të Ministrave, të marra në periudhën pas zgjedhjeve të 23 qershorit, nga qeveria Berisha. qe kane te bejne me koncensione ne fushen e energjise dhe burimeve natyrore si edhe ne dhenien e pasurive publike ne perdorim te enteve private. Konkretisht jane shfuqizuar vendimet per dhenie koncensioni te 8 hidrocentraleve, Dushaj, gafer, arsti, kacinar, blak, lusen, katundi I vjeter dhe reja e veles.Nje tjeter vendim eshte lirimi dhe emerimi ne detyre te drejtorit te Aluiznit.
Live Stream
Moti
Sot

37° / 24°
Nesër

36° / 25°
Sondazh
A do të jetë riviera shqiptare destinacioni juaj për këtë sezon veror?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,06
126.01
EUR / LEK
-0,68
139.48
GBP / LEK
-2,91
195.44
CHF / LEK
-2,56
131.7
JPY / LEK
-0,79
102.08
Partnerë