Politikë
Shpallet lista e zgjedhësve, Bashkia e Korçës përgatitet për 8 Majin
Nënkryetari Sotiraq Filo shprehet shpallja e listave u bë konform udhëzimeve të KQZ-së
24 shkurt 2011 18:47
Bashkia e Korçës ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Fillimisht, janë kryer verifikimet për emrat e zgjedhësve, të cilët figuronin në më shumë se një qendër votimi dhe është bërë çregjistrimi i tyre.

Gjithashtu, janë evidentuar në listat e zgjedhësve edhe personat, të cilët rezultojnë të jenë mbi njëqind vjet dhe që ende figurojnë si të gjallë në zyrën e gjendjes civile. Grupet e verifikimit kanë kontaktuar me familjarët e këtyre personave, duke ju kërkuar atyre që të ndjekin procedurat ligjore dhe të kryejnë çregjistrimin në rrugë gjyqësore.

Nënkryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo shprehet se pas verifikimeve dhe korrigjimeve përkatëse është bërë edhe shpallja e listave paraprake te zgjedhësve, konform udhëzimeve të KQZ-së.

Por për bashkinë e Korçës edhe në këto zgjedhje, ashtu si në zgjedhjet e 2009- s vazhdojnë të mbeten problem një numër i madh zgjedhësish, të cilët edhe pse kanë lejë qëndrimi në Korçë, dhe figurojnë si banorë të saj në regjistrat e gjendjes civile, nuk kanë një banesë në këtë qytet.

Bëhet fjalë për rreth 20 mijë persona të cilëve grupet e verifikimit ende nuk kanë mundur tu gjejnë adresën e saktë të banimit.

Sipas nënkryetarit të bashkisë, këta persona ose janë emigrantë, ose kanë marrë lejen e qëndrimit në Korçë për të lehtësuar marrjen e një vize në Konsullatën greke.

Për zgjedhjet e 8 majit në bashkinë e Korçës janë të regjistruar 70 mijë e 8oo zgjedhës, të cilët do të votojnë në 65 qendra votimi.


Promo
Live Stream
Moti
Nesër

20° / 14°
Sondazh
Mendoni se takimi Rama-Basha sjell zgjidhjen e konfliktit mes pozitës dhe opozitës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,49
101.35
EUR / LEK
-0,18
140.14
GBP / LEK
1,48
169.45
CHF / LEK
0,32
115.29
JPY / LEK
0,28
99.7
Partnerë