Flash: Mat, sekuestrohet në një magazinë 3 ton lëndë narkotike në fshatin Bruç
Mat, policia ka shpallur në kërkim shteasin me iniciale Shpëtim Lika, pronar i magazines ku u sekuestrua 3 ton lëndë narkotike
Politikë
Reduktohen dublikimet në listat zgjedhore
Poni: Janë vetëm 1454, por numri do të ulet
04 maj 2013 15:20
Zv. Ministri i Brendshem, Ferdinand Poni në shpjegimet rreth ekstraktit të përditësuar per listen e zgjedhjeve theksoi se po punohet që në fund të afateve, të arrihet një gjendje perfekte e kësaj liste në përputhje me parashikimet e ligjit për zgjedhjet.

Gjithashtu Poni dha shpjegime rreth shifres se publikuar.

“Ekstrakti i listës përmban 3,279,289 zgjedhës. 3,265,073 zgjedhës janë afishuar qartë pranë 5,483 qendrave të votimit në çdo njësi te qeverisjes vendore. 14, 216 zgjedhës nuk janë përfshirë ne listat e zgjedhësve për shkak të kritereve të ligjit mbi numrin e zgjedhësve që duhet të ketë një qendër votimi (200-1000,700 Tirana)”, tha Poni.

Përsa i përket dublimeve, Poni premtoi minimizim të tyre deri 40 ditë para zgjedhjeve. Rezultojnë akoma 2948 të dyshuar si të dubluar.

“Në datë 12.12.2012 janë dërguar në zyrat e gjendjes civile për kontroll 7,674 rekorde të dyshuara si të dubluara. Mbi këtë listë deri në datë 01.04 janë kryer operacionet e mëposhtme: Për 1821 persona kemi informacion nga Zyrat e gjendjes civile që nuk janë dublime. Pas gjenerimit të ekstraktit të datës 3 prill, rezultojnë akoma 2948 të dyshuar si të dubluar, pra që zyrat e gjendjes civile janë akoma ne proces verifikimi. Numri i 100 vjeçarëve të pa përfshirë në lista është 860 nga 1130 që ishin në ekstraktin e datës 3 janar”, sipas Ponit.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Nesër

26° / 14°
Sondazh
Pas miratimit të reformës në drejtësi, a mendoni se qytetarët do të kenë më shumë besim tek drejtësia?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,30
122.12
EUR / LEK
1,55
137.6
GBP / LEK
5,70
162.42
CHF / LEK
0,16
125.53
JPY / LEK
-1,01
119.54
Partnerë