Flash: Alarm për bombë tek Qendra Kristal, policia ka gjetur një pako të mbështjellur me natriban
Tiranë, pakoja e eksplozivit është gjetur në katin e nëndheshëm të parkimit të Qendrës Kristal tek Komuna e Parisit
Politikë
Berisha: Ahmadinexhad dëshmoi se ndan me Hitlerin të njëjtën ideologji
Kryeministri dënon deklaratën e Presidenti Iranian
18 gusht 2012 18:28
Kryeministri Sali Berisha, duke dënuar deklaratën e fundit të Presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad nëpërmjet një deklarate thekson se:

"Me deklaratën e tij të fundit se nuk do ketë vend në Lindjen e Mesme për Izraelin, Presidenti i Iranit, Ahmedinaxhad, dëshmon në mënyrë të përsëritur se ai ndan me Hitlerin dhe Lejtenantet e tij qëndrime dhe ideologji identike për hebrenjtë dhe kombin e tyre.

Me këto qëndrime, Ahmedinexhad dëshmon se ai dhe ideologjia e tij janë një kërcënim real madhor dhe në rritje për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën.

Deklaratat naziste e paranojake të Ahmedinexhad janë një thirrje e vërtetë për ndalimin me çdo kusht dhe mjet të programit nuklear të Iranit si një ndër rreziqet më madhore të paqes botërore sot".
Live Stream
Moti
Sot

15° / 10°
Nesër

14° / 11°
Sondazh
2015 ishte viti:
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,23
127.02
EUR / LEK
0,70
137.98
GBP / LEK
-1,05
185.54
CHF / LEK
0,13
126.87
JPY / LEK
2,88
107.38
Partnerë