Bregu: Neobllokmenët nuk pranojnë dot sundimin e shumicës
Për mazhorancën pretendimet e PS synojnë bllokimin e statusit kandidat
12 gusht 2012 12:09
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ardhura ditëve të fundit nga kampi socialist, duke i cilësuar këto qëndrime si qëllime të qarta për bllokimin e statusit të vednit kandidat. Kështu, gjatë një komunikimi me mediat në Kryeministri, ministrja Bregu I ka përkufizuar të gjitha pretendimet e ngritura nga lidershipi socialist me sindromën e histerizmit që, sipas saj, ka zënë këtë të fundit. Selia rozë akuzon mazhorancën se ka vënë nën kontroll Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Shërbimin Informativ, pretendime të cilat janë janë hedhur poshtë nga ministrja Bregu.
“ Rama ka shpërthyer në histerizëm , duke synuar të bllokojë statusin. KLD drejtohet nga një person professional, por neobllokmenët nuk pranojnë dot sundimin e shumicës. Rama lëshon lot për largimin e Shaqirit nga SHISH. Por SHISH dhe KLD nuk janë në shërbim të partive:, vuri në dukje Bregu, gjatë fjalës së saj.