Flash: Kuvendi shkarkon me 72 vota pro dhe 6 kundër Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullan
Kuvendi shkarkon me 71 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim kryeinspektoren e Përgjithshme të BSH, Elivar Golemi
Politikë
Imuniteti, Berisha: Nuk pranojmë pushtetin e pakicës
“Zgjedhjet e 2013 një leksion i fortë për Edi Ramën”
05 gusht 2012 19:43
Opozita deklaron se data 6 gusht për të nuk përfaqëson asgjë, por kryetari i mazhorancës theksoi se kjo datë, e llogaritur sipas kalendarit që ndiqet me Rreguloren e Kuvendit për votimin e ndryshimeve kushtetuese, përbën një votim historik dhe të vendosur me unanimitet në seancë plenare. Sipas Kryeministrit nuk mund të kushtëzohet ky draft ku janë marrë parasyh të gjitah propozimet e PS-së, me ndryshime të tjera kushtetuese përmes të cilave Rama kërkon t’i japë pushtet pakicës. Kjo tha kryeministri Berisha nuk do të pranohet. Rama po përpiqet të bllokojë statusin e vendit kandidat për herë të tretë, por kjo sipas kryetarit demokrat Berisha veç sa do ta bëjë dhe më të sigurt fitoren në vitin 2013 të mazhorancës. Ndërsa ndodhej në jug të vendit në Drimadhë me të rinjtë e forumit të PD, Kryeministri tha se duhet rendur pas çdo vote dhe se zgjedhjet e vitit që vjen do të jenë një leksion i fortë për kryetarin e opozitës Edi Rama. Kryeministri tha se mandat i tretë qeverisës i mazhorancës do të bëjë Shqipërinë vend të zhvilluar. Ajo që ka rëndësi theksoi kreu i qeverisë është që vendi të sigurojë një zhvillim të qendrueshëm që e ardhmja e brezave të tjerë të jetë e garantuar. Kryeministri tha se shumë reforma janë të dukshme dhe shumë te tjëra jo, sic janë hiodrocentralet e vendit, ku tashmë janë numërohen 70 të ndërtuara. Ato do të sigurojnë një energji të trefishuar dhe me kosto më të ulët. Turizmi theksoi kryeministri është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë që furnizon me të ardhura, ndërsa ka inkurajuar të rinjtë e FRD –së që një kamping të ngjashëm të ngrenë edhe në një nga zonat malore. Kreu i qeverisë theksoi se janë një sërë projektesh ligjesh dhe reformash garanci për zhvillimin e vendit, të cilat nuk mund të bllokohen nga pakica dhe një ndër to është Shqipëria dixhitale për të cilën ka tashmë 120 projekte që po realizohen në vazhdimësi. Ritmet e zhvillimit të Shqipërisë janë të shpejta pasi ato bazohen tek zgjerimi i lirisë. Kjo u konfirmua dhe në studimin e fundit ndërkombëtar në të cilin Shqipëria renditet e 12-ta për lirinë ekonomike.
Live Stream
Moti
Sot

27° / 17°
Nesër

27° / 17°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,86
108.16
EUR / LEK
0,60
140.05
GBP / LEK
-1,29
174.33
CHF / LEK
0,66
116.09
JPY / LEK
1,57
102.86
Partnerë