Lëvizja Socialiste për Integrim lëshon apelin e rradhës për Partinë Socialiste duke i kërkuar të heqë dorë nga qëndrimet bllokuese dhe inatçore dhe të bëjë atë çfarë është e udhës të bëjë, e që është vota pro në 6 gusht për kufizimin e imunitetit. Kjo thirrje në emër të LSI-së, u lëshua nga sekretari i përgjithshëm i saj, Luan Rama, i cili shprehu keqardhje për deklaratat e ardhura nga lidershipi socialist, lidhur me heqjen e imunitetit.
“Data 6 gusht nuk ëhstë një referencë egoizmi e pakuptimtë, por një referencë e angazhimit tonë, e demonstrimit të klasës politike, që është e gatshme të përmbushë të gjitha detyrimet për integrimin e vendit në BE. Socialistët nuk duhet nuk mund të bllokojnë përmbushjen e kësaj detyre, por të bëhen pjesë dhe të kontribuojnë në realizimin e saj”, vuri në dukje Rama, gjatë deklaratës për shtyp.