Politikë
SHBA, OSBE e BE përshëndesin miratimin e Kodit Zgjedhor
“Konsensusi dhe për heqjen e imunitetit e reformën parlamentare”
19 korrik 2012 13:31
Ndërkombëtarët përshëndesin miratimin e reformës zgjedhore. Por krahas vlerësimeve për arritjen e këtij konsensusi përfaqësuesit e diplomacisë së huaj të akredituar në Tiranën zyrtare nuk kanë haruar ti rikujtojnë klasës politike për rëndësinë që ka miratimi i reformës parlamentare dhe heqja e imunitetit për integrimin e vendit. Trojka e ambasadorëve ndoqi nga afër diskutimet dhe procesin e votimit për ndryshimet në kodin zgjedhor. 
“Vlerësoj lëvizjen para për reformës zgjedhore dhe nuk e kisha menduar që do të arrihej akordi. Shpresoj që hapi tjetër të jetë heqja e imuniteteve. Nisma për imunitetin e studiuar prej një viti” vlerësoi ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, gjatë prononcimit të tij, dhënë pas miratimit  në seancë të reformës zgjedhore, punime të cilat ai i ndoqi nga afër. 
Po kështu, në përfundim të sseancës ambasadori i BE-së, Ettore Sequi u u shpreh se ka ndjekur nga afër zhvillimet për reformën, ku vlerësoi bashkëpunimin mes palëve.  
“Palët nivel të lartë kompromisi për reformën zgjedhore. Miratimi i kodit zgjedhor është një moment i rëndësishëm pasi këto sfida janë mjaft të rëndësishme. Megjithatë duhet të rikujtojmë se imuniteti dhe reforma parlamentare, emergjente
Po kështu dhe kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti sot miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga parlamenti shqiptar.
"Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor pas një procesi gjithëpërfshirës negociatash, përbën një hap të madh për Shqipërinë drejt demokratizimit të mëtejshëm të vendit", tha Wollfarth. Ai theksoi nevojën për vullnet të vazhduar politik si garanci për zbatimin e plotë të legjislacionit të ri, i cili ka rëndësi të veçantë për periudhën përgatitore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Ëollfarth i mëshoi gjithashtu edhe nevojës për adresimin nga ana e Kuvendit të çështjes po aq të rëndësishme të imuniteteve.
"Imunitetet e deputetëve dhe gjyqtarëve mbeten një pengesë madhore për hetimin e rasteve të mundshme të korrupsionit", tha ai.
Promo
Live Stream
Moti
Nesër

20° / 14°
Sondazh
Mendoni se takimi Rama-Basha sjell zgjidhjen e konfliktit mes pozitës dhe opozitës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,49
101.35
EUR / LEK
-0,18
140.14
GBP / LEK
1,48
169.45
CHF / LEK
0,32
115.29
JPY / LEK
0,28
99.7
Partnerë