Flash: Policia italiane arreston 28 persona, mes të cilëve shqiptarë e rumunë pasi trafikonin armë e d
Operacioni i policisë italiane ishte koduar “Kasiopea. Trafiku i armëve dhe drogës zhvillohej nga Shqipëria në Sardenjë
Politikë
Kodi Elektoral, Berisha: Votimi me konsensus i ligjit për tu vlerësuar
Kryeministri apel deputetëve të PS të votojnë pro heqjes së imunitetit
19 korrik 2012 14:03
Kryeministri, Sali Berisha e cilësoi si një ditë të veçantë miratimin me konsensus të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. 
“Miratohet një nga ligjet më të rëndësishëm. Ligji adreson dhe u jep përgjigje një seri problemesh të evidentuara në testimin e ligjit të mëparshëm, i cili ishte 100 për qind konsensual në germë dhe frymë. Por në të dy zgjedhjet u evidentuan problematika që duheshin adresuar për tu përsosur. Ligji i mëparshëm ka meritë të jashtëzakonshme sepse i dha Shqipërisë sistemin më preciz të numërimit të  votave. Ka meritë të madhe se i dha një sistem përfaqësimin rajonal, përfaqsim politik shumë mëë të mirë se më parë në të gjitha qarqet e vendit”, u shpreh kreu i mazhorancës, gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare.
Po kështu, Kryeministri rikujtoi  faktin se “zgjedhjet sipas vëzhguesve ndërkombëtarë plotësuan kriterët kryesore të OSBE/ODIHR, nuk pati asnjë fakt manipulim e rezultatit apo procesit”. 
Por, meqënëse ky sistem pati mangësitë e tij, atëherë sipas kreut të qeverisë, pasi ato u evidentuam iu adresuan me të drejtë në këtë ligj.
Ndërkohë që gjatë ligjeratës së tij, Berisha nuk kurseu dhe njëherë tjetër apelin për ligjvënësit socialistë që të japin konsensusin e tyre për votimin në 6 korrik për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe gjyqtarët. 
“Të kemi konsensus edhe për imunitetin, pasi përmes konsensusit fitojnë të gjitha palët. Me heqjen e imunitetit fiton Shqipëria”, u shpreh Berisha. 
Por përpos vlerësimeve dhe apelit për të vijuar më tej konsensusin për miratimin e reformave, Kryeministri zgjodhi të mbyllte ligjeratën e tij me një batutë, ku më shumë se sa humor, fraza synonte që të jepte panroramën e qartë mbi funksionimin e dy kampeve kundërshtare, sidomos kur behët fjalë për aleancat. 
Në këtë mënyrë, nisur nga deklarata e aleatit të tij, Fatmir Mediu u ankua për Kodin Zgjedhor, Berisha rikujtoi se ai është mjeshtër i aleancave dhe i garantoi aleatët për besnikëri të palëkundur, ndryshe nga Rama që sipas tij ka tradhtuar për disa herë rresht aleatët e tij. 
“Dy fjalë për aleatët. Po të isha në vendin e tyre, do mbaja ligjërata edhe më të forta kundër Sali Berishës e Edi Ramës. Por ata duhet të lexojnë historitë e aleancave të Edi Ramës me aleatët e tij dhe pastaj ato të aleancave të Sali Berishës. Unë ju ofroj besnikërinë time të palëkundur dhe një aleancë që do të fitojë zgjedhjet”, vuri në dukje Kryeministri Berisha.
Live Stream
Moti
Sot

27° / 16°
Nesër

27° / 17°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,86
108.16
EUR / LEK
0,60
140.05
GBP / LEK
-1,29
174.33
CHF / LEK
0,66
116.09
JPY / LEK
1,57
102.86
Partnerë