Politikë
Berisha: Nuk mund të ndryshojë Kushtetuta nga pendesa e Ramës
Kryeministri Sali Berisha bashkëbisedim me gazetarët
15 korrik 2012 16:24
This text will be replaced
Kryeministri Sali Berisha në nisje të bashkëbisedimit me gazetarët ka përmendur disa nga arritjet e qeverisë së tij siç janë rritja e rrogave dhe pensioneve, por edhe arritjen e kompromisit për reformën zgjedhore. Ai u përgjigj rreth çështjeve të ndryshme të aktualitetit në vend.

PS shpif e akuzon pa baza për trafik armësh
I pyetur për akuzat e opozitës për trafik armësh shefi i qeverisë është përgjigjur se akuzat e PS-së janë shpifje dhe të pabaza dhe se PS nuk ka paraqitur asnjë kërkesë në Kuvend për komsion hetimor. Ai theksoi se qeveria e tij nuk pengon ansjë nismë.
Garantoj se kjo mazhorancë nuk pengon dhe një nismë të vetme të parlamentit. Është i qartë si kristali, por këtyre zotërinjve nuk u intereson hetimi, por teatraliteti, të nxijnë dhe damkosin një nga institucionet më të respektuara për shqiptarët, siç është Ministria e Mbrojtjes. Këtyre nuk u intereson të sjellin projekte nga komisioni parlamentar dhe nuk mund të ketë mëdyshje por u intereson të akuzojnë dhe shpifin pa baza se po bëhet trafik armësh. Në mënyrë absolute kategorike nuk ekziston qoftë dhe një fishek i trafikuar nga ky vend. Procedurat e tregtisë së armëve janë plotësisht transparente. Opozita nuk kërkon kontroll parlamentar, por teatralitet para mediave” – deklaori kryeministri Berisha.

Berisha: 100 vjetori në piedestalin e duhur
I pyetur për deklaratat e tij me rastin efestimeve të 100 vjetorit kreu i qeverisë tha se do të bëjë gjithçka që ky 100 vjetor të jetë në piedestalin e duhur duke njohur versionin real të historisë.
“Synoj ta shndërrojmë këtë 100-vjetor në një piedestal. Kemi ardhur në këtë 100-vjetor si një komb me histori të falsifikuar. Më atribuojnë gjëra që nuk i kam thënë kurrë”- theksoi Berisha, ndërsa shtoi se s'mund të mohohen të vërtetat që ekzistojnë. Ai akuzoi ish-dikatorin Enver Hoxha për qëndrimet makabre dhe antikombëtare që ka mbajtur duke përjashtuar Kosovën.
“Duhet të jetë një 100 vjetor analize, ideja se Berisha po nxjerr në pah figura nga veriu dhe Kosova, këto janë qëndrime antikombëtare. Enver Hoxha nuk e përjashtoi Ahmet Zogun se ishte nga Mati, por sepse cdo ditë ia errësonte pushtetin e tij. Historia duhet të gjykohet në kontekstin e kohës dhe të rrethanave. Kanë dalë debate për numrin e dëshmorëve, nuk e di sa është por di që shqiptarët kanë luftuar, është e patolerueshme të shpallësh dëshmorë ata që nuk janë” vijoi më tej kryeministri.

Berisha: Ftoj Ramën të pranojë variantin e imunitetit
Përsa i përket arritjes së kompromisit për refomën zgjedhore kreu i qeverisë u shpreh i kënaqur me përmbylljen e sajm, ndërsa shtopi se mazhoranca ofroi të gjitha alternativat në këtë proces duke bërë mjaft lëshime.
Duke e cilësuar ligjin për heqjen e imunitetit të ofruar në parlament sipas atij q ëkanë paraqitur ekspertët e KiE-së dhe EURALIUS, kryeministri deklaroi se heqja e imunitetit ëhstë mbrojtje e pushtetit dhe lufton korrupsionin, ndërsa ftoi kreun e opozitës Edi Rama që ta votojë atë më 6 gusht.

Berisha: Nuk ndryshon kushtetuta nga pendesa e Ramës
I pyetur nëse do të ketë ndryshime në kushtetutë për heqjen e imunitetit kryeministri Berisha theksoi se edhe pse imuniteti në kushtetutë ëhstë një standard i tepërt kreu i qeverisë tha se ajpo nuk mund të shpërbëhet mbi bazën e pendesës.
“Që ta bëjmë kushtetutën si veprën e Penelopës, nuk mund ta bëjmë. Imuniteti është standard i tepërt i kushtetutës dhe të kërkosh tani për ta shpërbërë kushtetutën mbi bazën e pendesës, kjo nuk mund të bëhet”- theksoi shefi i qeverisë, ndërsa vlerësoi ndryshimet e bëra në të në vitin 2008 me Ramën.
“Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka në mënyrë kategorike përveç se vlerësime pozitive. Në 2008 me Ramën bëmë një reformë kushtetuese që unë do ta quaja të një rëndësie të madhe për vendin, po ai është si puna e “Haxhi Pishmanit” nuk kam c’i bëj, ai thotë u nguta dhe nuk është i sinqertë, se është punuar 4 muaj me grupet e interesit por puna ka qenë shumë mujore dhe ajo Kushtetutë është sot një nga dokumentat më të shkëlqyer ligjorë”- theksoi ai.

Më tej kreu i qeverisë ka shprehur angazhimin e tij për të bërë gjithçka për të konsoliduar koalicionin qeverisës
Ai ka sjellë në vëmëndje reformat e bëra në favor të biznesit, duke zgjeruar më tej linjën fiskale, rritjen ekonomike, nxitjen e punësimit dhe uljen e borxhit publik.
Marrjen e statusit të vendit kandidat kreu i qeverisë e ka cilësuar një proces kompleks.

Promo
Live Stream
Moti
Sondazh
Mendoni se takimi Rama-Basha sjell zgjidhjen e konfliktit mes pozitës dhe opozitës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,49
101.35
EUR / LEK
-0,18
140.14
GBP / LEK
1,48
169.45
CHF / LEK
0,32
115.29
JPY / LEK
0,28
99.7
Partnerë