Politikë
Konventa e LSI, Vasili: Prioritet kanë të rinjtë dhe gratë
Nënkryetari i LSI-së foli edhe për kompromisin e reformës zgjedhore: Provë për 2013-ën
14 korrik 2012 16:15
This text will be replaced
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka folur për Konventën e LSI-së e cila do të mbahet në shtator, ku do të zgjidhet edhe kryetari i saj, sipas “Një anëtar ,një votë”

Në cilësinë e kryetarit të komitetit drejtues të konventës së LSI-së Vasilli është shprehur se në këtë konventë janë 1508 delegatë, nga të cilët 30% janë nga Lëvizja Rinore për Integrim dhe 30 % nga Lëvizja e Gruas për Integrim, duke theksuar se të rinjtë dhe gratë kanë një rol të rëndësishëm në vendimmarrje, formulë kjo që sipas Vasilit është e paaplikuar më parë.

Gjatë konventës së LSI-së do miratohet programi i ri i LSI-së dhe ndryshimet në statut, që sipas nënkryetarit Vasili do të rritet gjithmonë e më shumë shkalla e përfaqësimit, ndërsa edhe vetë kuotat e përfaqësimit të delegatëve do jenë të lidhura me rezultatet e përfituara.
Konventa e LSI-së përfundon më 29 shtator me zgjedhjen e kryetarit të saj dhe me përfundimin e aparatit organizativ për zgjedhjet.

Gjithashtu nënkryetari i LSI-së foli edhe për kompromisin e arritur për reformën zgjedhore, të cilin e quajti një provë serioze për zgjedhjet e 2013-ës
Promo
Live Stream
Moti
Sot

21° / 18°
Nesër

23° / 16°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë