Flash: Shqipëria fitoi 2-1 kundër Armenisë në "Elbasan Arena"
Shqipëria fitoi 2-1 kundër Armenisë me golat që u shënuan nga Mavraj në minutën e 77 dhe Gashi në minutën e 82
Politikë
Dekretohet shkarkimi i Nishanit si Ministër i Brendshëm
Presidenti Bujar Nishani pritet të hyjë zyrtarisht në presidencë më datë 24 korrik
22 qershor 2012 16:41
Presidenti në detyrë Bamir Topi dekretoi pasditën e së premtes shkarkimin e Bujar Nishanit, nga posti i ministrit të Brendshëm. Nishani dha dorëheqjen para zgjedhjes së tij president republike, sapo u kandidua nga mazhoranca për postin e kreut të shtetit. Në dekretin presidencial thuhet se në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit dekretohet shkarkimi nga detyra i Bujar Nishanit, ministër i Brendshëm. Dekreti hyn në fuqi menjëherë. Presidenti i zgjedhur Bujar Nishani pritet që zyrtarisht të hyjë në selinë e presidencës më datë 24 korrik, kur po zyrtarisht mbaron dhe mandati 5 vjeçar i Topit në këtë detyrë.
Live Stream
Moti
Sot

22° / 8°
Sondazh
Mendoni se Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen, pas akuzave për përfshirje në skenarin e vrasjes së dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-3,72
127.95
EUR / LEK
-0,02
140.5
GBP / LEK
-5,10
191.07
CHF / LEK
0,84
133.7
JPY / LEK
-2,07
107.15
Partnerë