Politikë
Berisha në KKRRTSH: Projektet e miratuara do hapin 10 mijë vende pune
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës miratoi një sërë projektesh
01 qershor 2012 14:17
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës miratoi një sërë projektesh, të cilat pritet të hapin 10 mijë vende të reja pune mes të cilave plane urbanistike, zona rezidenciale turistike, hidrocentrale dhe zona për kërkimin e naftës. Duke folur për këtë të fundit, konkretisht për shpimin e pusit dhe mbështetjen infrastrukturore në fshatin Mbreshtan të komunës Sinjë në Berat, kryeministri Berisha tërhoqi vëmendjen e medias, teksa përmes batutash ftoi liderin e opozitës Rama të vizitojë fshatin e tij.

Këshilli i Rregullim Territorit miratoi gjithashtu dy zona rezidenciale e hotelerie ne gjirin e Lalzit, fshatin turisitik në Kryevidh të Kavajës, planin urbanistik të Synejit, i cili parashikon një vend për ankorimin e 90 jahteve Kryeministri Berisha tha se sytë e kombit janë nga bregdeti, ndërsa 92% e zonës bregdetare është e pandërtuar

E ndërsa masterplani i bregdetit jonian është miratuar tashmë kanë filluar të miratohen planet lokale urbanistike, një prej të cilëve që mori OK final në KRRTRSH është ai i Himarës, i cili tregon se ku nuk mund të ndërtohet në Bashkinë e Himarës, e cila sipas tij ka potenciale të mëdha të zhvillimit të turizmit.

“Plani tregon se ku nuk mund të ndërtohet dhe ftoi të gjitha komunat që të ndjekin këtë shembull në mënyrë që turizmi të njohë dimensione të mëtejshme. Të respektohen kriteret e përcaktuara në këtë plan dhe Himara të zhvillohet në përputhje me bukuritë mahnitëse natyrore”- theksoi Berisha

Përsa i përket planit vendor për qytetin e Lushnjes, kryeministri Berisha theksoi se ai do të zbardhet, vetëm pasi të zbatohen rregullat e mjedisit. Ai theksoi se busti i vendosur në qytetin e Lushnjes duhet të rikonceptohet në funksion të Kongresit të Lushnjes.
“Sheshi duhet të rikonceptohet edhe në funksion të saj, Lushnjen duhet ta përfaqësojë ai kontribut që ka dhënë në historinë shqiptare”- vijoi më tej ai.

Po ashtu u miratua ndërtimi i dy hidrocentraleve ai i Bënçë-Tepelenë dhe plan-projekti për ndërtimin e hidrocentralit në degët e Matit.
“Të gjithë hiodrocentralet që janë parashikuar për ndërtim duhet të kenë përparësi themelore, sot janë në ndërtim e sipër 100 hidrocentrale, ndërsa janë përfunduar 46. Interesi për prezantimin e tyre është gjithnjë në rritje, pasi këto hidrocentrale ndërtohen nga sektori privat dhe nuk rëndojnë mbi taksat e qytetarëve”.

KRRTRSH i dha OK edhe instrumentit strategjik sektorial, por u kërkua që në të përfshihet mundësia e reduktimit në më pak se 7 pika e vendeve të vendosjes së antenave të televizioneve në parkun kombëtar të Dajtit.

Promo
Live Stream
Moti
Sot

33° / 22°
Nesër

34° / 22°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,75
107.93
EUR / LEK
-0,59
140.55
GBP / LEK
-1,95
164.73
CHF / LEK
-0,47
112.88
JPY / LEK
0,60
107.55
Partnerë