Politikë
Meta në Korçë: Bashkëpunimi me Ramën vetëm për integrimin
LSI apel forcave parlamentare të mbyllin në 24 maj reformën zgjedhore
21 maj 2012 15:45
Kryetar i LSI, Ilir Meta u ka bërë thirrje nga  Korça forcave politike ,që të përmbyllin në mënyrë urgjente reformën zgjedhore, deri në datën 24 maj, por edhe të përshpejtojnë ritmet e  reformës parlamentare, për një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së imunitetit, duke u angazhuar,  për të realizuar të gjitha prioritetet e tjera të përcaktuara nga BE. 
LSI ,theksoi Meta, është e njohur si forcë politike ,e cila ka në plan të parë stabilitetin dhe integrimin e vendit dhe është krijuar për të përshpejtuar proçeset integruese dhe qëndrimet e kësaj force politike janë pikërisht në funksion të përmbushjes së këtyre objektivave. Në lidhje me deklarimet e kreut të PS, se do të bashkëpunojnë me LSI, nëse ajo del nga koalicioni, Meta  theksoi se është domosdoshmëri,që të praktikohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë,proçesi i dialogut midis të gjithë faktorëve politikë, por në mënyrë të veçantë dialogu me forcat parlamentare. Nga ana tjetër, përsa i përket vazhdimësisë së koalicionit qeverisës, kreu i LSI deklaroi se forca politike që ai përfaqëson ,njihet si parti që u qëndron marrëveshjeve dhe thelbi i çdo marrëveshje, ka në thelb integrimin e vendit.
Kreu i LSI Meta u shpreh edhe në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri, duke theksuar se më i rëndësishëm se emri ,mbetet proçesi konstruktiv dhe dialogu ,i cili nuk duhet të synojë thjesht zëvëndësimin e dikujt, por duhet të synojë përshpejtimin e reformave integruese. Meta ka uruar që presidenti të zgjidhet që në raundin e parë, mundësisht me 140 vota, duke konfirmuar angazhimin e LSI për të bërë gjithçka që është e mundur, për një proçes europian, i cili kërkon që klasa politike të demonstrojë pjekurinë e duhur.  
Kreu i LSI mori pjesë në konventën zgjedhore të LGI për degën e Korçës,e cila zgjedh emrin e ri që do të drejtojë këtë strukturë për 4 vitet e ardhshëm.
Promo
Live Stream
Moti
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,21
109.58
EUR / LEK
0,41
141.05
GBP / LEK
-0,25
166.85
CHF / LEK
-1,16
113.36
JPY / LEK
-1,32
106.81
Partnerë