Haxhinasto pas Suedisë vizitë në Danimarkë
Axhenda e bisedimeve përmban çështje të integrimit evropian të Shqipërisë
08 maj 2012 17:04
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto gjatë vizitës një ditore në Suedi ka patur një sërë takimesh me përfaqësuesit e lartë të këtij shteti. Në këto takime u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin e Shqipërisë në BE, zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Me ministrin suedez të Punëve të jashtme Carl Bildt, Haxhinasto ka folur për forcimin e marrdhënieve me interes për të dy vendet, ku është ndalur kryesisht në fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit si energjia, burimet natyrore dhe minierat, infrastruktura, turizmi dhe shkëmbimet tregtare. Gjithashtu Haxhinasto ka kërkuar që Suedia të vazhdojë të mbështesë vendin tonë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE. z Bildt u shpreh se Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.
Ministri Bildt vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon si një faktor moderues dhe që mbështet proceset integruese rajonale
Po ashtu, në takim u vlerësua se tashmë është koha që të ketë një hap të ri cilësor në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe Shqipëri-Serbi dhe është koha që marrëveshjet të bëhen realitet. Gjatë vizitës zyrtare ne Stokholm, Ministri Haxhinasto pati edhe një takim me Kryetarin e Parlamentit Suedez, Ëesterberg, ku u diskutua për bashkëpunimin midis dy parlamenteve, si dhe integrimin e vendeve të rajonit tonë në BE. Ëesterberg theksoi se për parlamentarët suedezë është e rëndësishme që gjykatat të jenë të pavarura dhe të vazhdojë të luftohet korrupsioni. Takimi me Ministren e Tregtisë, znj. Eva Bjorling u përqendrua në rritjen e investimeve suedeze në Shqipëri, si dhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.
Për këtë duhet që të inkurajohet rritja e volumeve të shkëmbimeve tregtare, si dhe të nxiten investimet suedeze Duke vlerësuar këtë situatë, Bjorling ka shtuar se synohet që në 5 vitet e ardhshme do të dyfishohen eksportet, ndërsa është e nevojshme që të mbahet parasysh një perspektivë më e thellë në drejtim të infrastrukturës.
Pas vizitës në Suedi, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, zhvillon sot një vizitë pune në Danimarkë, me ftesë të Ministrit danez të Punëve të Jashtme, z. Villy Sovndal.
Gjatë kësaj vizite, z. Haxhinasto do të takohet edhe me Ministrin danez për Çështjet Evropiane, z. Nicolai Ëammen, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të AP të OSBE-së, z. Spencer Oliver.
Axhenda e bisedimeve përmban çështje të integrimit evropian të Shqipërisë, (aktualisht Danimarka ka Presidencën e radhës BE-së), të marrëdhënieve dypalëshe me synim intensifikimin e tyre në të ardhmen, çështje të bashkëpunimit shumëpalësh, të OSBE-së, zhvillimet e fundit në rajonin tonë, etj.