Politikë
“Propozojmë Topallin Presidente”
Bushati: Topi nuk përfaqësoi unitetin e popullit
28 prill 2012 17:19
This text will be replaced
Aleanca Demokristiane e ish-ambasadorit, Zef Bushati, u bëri thirrje forcave politike parlamentare që të japin konsensus për Jozefina Topallin si Presidente e Republikws, emrin e së cilës Bushati tha se e kanë propozuar të parët për këtë post.
Topi ndonëse i ardhur si President nga e djathta nuk firmosi ligjin për lustracionin, i cili i mungon sot Shqipërisë. Aleanca Demokristiane e konsideron të pafalshme që vendi që ka vuajtur më shumë nga diktatura komuniste ende nuk ka një ligj të tillë.
Aleanca Demokristiane sipas Bushatit si një forcë e re politike dhe pa mëkate në të shkuarën mori një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet vendore të 2011-ës. Për zgjedhjet parlamentare ajo pretendon të fitojë 3 deputete dhe një post ministror në qeverisje. E rëndësishme, thekson Bushati, është që të garantohet vota e çdo qytetari.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

29° / 20°
Nesër

21° / 18°
Pasnesër

23° / 16°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë