Flash: Policia sekuestroi rreth 1 ton kanabis sativa në orët e para të mëngjesit
Policia bllokoi një Velierë midis plazhit të Levanit dhe Darëzezës, në bord u kapën një shqiptar dhe një italian
Kulturë
Festivali i Filmit të Kanës
Të veshurit më mirë ndër vite të të gjitha kohërave
19 maj 2017 15:19
Në festivalin që aktualisht po zhvillohet në Canne të Francës, përpos filmave që garojnë, një vënd I rëndësishëm i jepet edhe pasarelës në tapetin e kuq nga ku dalin yjet e veshur më mirë. Ndjekim një renditje të të veshurve me mire në këto 70 vite, duke filluar nga Sophia Loren deri tek Bella Hadit.

Me një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish, Festivali I Filmit të Canne-s shfaq disa nga yjet më të mëdhenj të botës të vendosur në rivierën francezë, në eventin e përvitshëm një javor.
I mbushur me shfaqje, premiera, fotografi dhe paraqitje të rëndësishme në tapetin e kuq, ngjarja vjetore është më e rëndësishmja në kalendarin dërkombëtar të filmit, dhe ofron një sfond të përsosur për spektaklin që dhuron festivali. 
Nga fustani pak më I thjshtë I Brigite Bardot dhe  veshja e sofistikuar e Sophia Loren, tek paraqitja imponuese e Kate Moss dhe fustani super I çarë tek gjithë gjatësia e kembës e Bella Hadid.
Prestigjozja British Vogue hedh një vështrim prapa në kohë të veshjeve më të mira të këtyre 70 viteve në tapetin e kuq te Canne-s.
Tapeti I kuq 1954: Brigitte Bardot, me një stil tipik të viteve 50’, fustan I  stilit të quajtur “ A- line Siluete dress”, kombinuar me korse dhe nje palë doreza të gjata.
Tapeti I kuq 1955: Një vit më pas vjen e bukura Sophia Loren, me një superfustan me dandella, pa mëngë, plotësuar nga një shall dhe një varse për qafën e saj.
I njëjti vit : Aktorja amerikane që më pas u bë princeshë e Monakos, Grace Kelly, po ashtu me një fustan elegant me dandella.
Tapeti I kuq 1956: Britanikja Diana Dors me një fustan të bardhë, në formën e bishtit të peshkut, shoqëruar me një shall të gjërë.
Tapeti I kuq 1957: e famshmja Elisabeth Taylor mbate veshur një fustan që I zbulonte asaj shpatullat elegante, gjatë pjesmarrjen në festivalin e Canne-s.
Tapeti I kuq 1987: Diana, princesha e Ëells-it, veshur me një fustan bojqielli shoqeruar nga nga një aksesor shall me të njëjtën ngjyrë, gjithmonë pranë Princit Charles.
Tapeti I kuq 1998: Kate Moss me nje fustan elegant të zi I cili zbulonte krejtësisht shpatullat, e shoqëruar nga Ish- I dashuri I saj Johnny Depp.
Tapeti I kuq 2008: 10 vjet më pas vjen Angelina Jolie, edhe pse shtatëzënë, ajo ishte e veshura më mirë në Tapetin e kuq të festivalit.
Tapeti I kuq 2015: Charlize Theron mabn veshur një fustan të verdhë nga Dior Couture, në premierën e “ Mad Max: Furry Road”
Tapeti I kuq 2016: Avokatja, bashkëshorte e George Clooney, Amal Clonney vjen në krah të këtij të fundit dhe aktores Julia Roberts, me një fustan mëndafshi nga atelieja e Versace.
Tapeti I kuq 2017: E këtë vit ajo që ka spikatur deri më tani duket se ka qënë bukuroshja modele Bella Hadid me super fustanin e saj super sexy.
Live Stream
Moti
Sot

25° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë