Koleksioni me bikini i Enada At’ Nikolla
Janë 25 modele që japin imazhin e një femre sensuale
14 korrik 2012 16:35
This text will be replaced
Stilistja e njohur Enada at’ Nikolla sapo ka prezantuar koleksioni e saj më të ri me rroba banjoje në pikun e verës së nxehtë… dhe romantike. At nikolla të ftonë të freskohesh përmes këtyre krijimeve të veccnata , spunton e të cilave e ka marre nga vetë stina e cila të frymëzon për krijime të lehta dhe të përshtatshme me tendencat e kohës, por ajo gjithnjë ka individualitet në cdo koleksion që prezanton
Femra e krijuar përmes këtij koleksioni unik është sensuale, por nuk mungojnë edhe elemetet sharmante
Koleksioni i plotë prej 25 modelesh është i ndërtuar si një trup i vetëm, ku secili bikin ngjanë me tjetrin në stil, por ajo cka i dallon është ngjyra dhe aplikacionet me gurë të sjellura me mjaft stil në prerjet sport – shik duke na dhënë imazhin e një femre glamure dhe të kuruar deri në detaj.
At nikolla njihet si stilistja e ngjyrave, por kësaj radhe, ngjyren nuk e ka përdorur si elemant parësor, por ka arritur ta sfumoj lehtë dhe natyrshëm duke nxjerr në pah prerjet , format dhe stilimin e rrobave të banjos të cilat janë sensuale dhe glamur.
Si gjithnjë në këtë koleksion nuk kanë munguar edhe aksesorët të cilët vijnë me pëlhura të lehta në koleksionin e bardhë të dekuruar edhe përmes perlave, por një gjetje në vete janë edhe syzet e diellit, me forme të rrumbullakët
Çdo femër, e cila dëshiron që të ndihet sensuale buzë detit tashmë ka një zgjidhje të lehtë përmes këtij koleksioni të mrekulloueshëm për të shijuar pushimet verore