Flash: Ish-guvernatori Ardian Fullani padit Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin
Ardian Fullani pretendon se u shkarkua padrejtësisht nga detyra
Kulturë
Debati për drejtshkrimin e Gjuhës Shqipes
Studiuesit: Të pasurojmë standardin dhe jo ta cënojmë atë
04 korrik 2012 14:16
Drejtshkrimi i shqipes dhe veçanërisht zanorja ë e patheksuar në shqipen standarde ka qenë temë diskutimi i gjuhëtarëve të Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe.  Drejtori i qendrës së Studimeve Albanologjike Ardian Marashi thotë për abc neës  se nuk ka asgjë për tu shqetësuar lidhur me cënimin e standartit, thjeshtë gjuhëtarët po shikojnë mundësi që ta pasurojnë atë.
Ndërkohë që studiuesi, Kolec Topalli i cili është anëtar i këtij këshilli na sjell raste konkrete që “ë-ja” e patheksuar duhet të unifikohet dhe jo në disa raste qëndron dhe në disa jo.
Diskutimet u përqendruan në disa raste konkrete të drejtshkrimit të kësaj zanoreje në pozicion paratheksor e pastheksor, u dhanë mendime e u bënë propozime për njësimin e rasteve të njëjta me zgjidhje të dyfishtë në drejtshkrimin e sotëm të kësaj zanoreje, si gjatë fleksionit, ashtu edhe gjatë formimit të fjalëve, për mënjanimin a pakësimin e mundshëm e të dobishëm të përjashtimeve, për thjeshtimin e mëtejshëm të ndonjë rregulle të shkrimit të “ë-së” së patheksuar në pozicion paratheksor a pastheksor në pajtim me gjendjen e sotme të shqipes standarde etj.
Ndryshimet e tjera të propozuara në këtë komision ndërakademik janë shkrimi me germë të madhe të emrave të përveçëm dhe të fjalës “Zot” që me drejtshkrimin e 72-it janë me të vogël. Ndryshimin e fjalës Evropë në Europë.
Gjithashtu Topalli kujton se asnjë akademik nuk kërkon të tjetërsojë drejtshkrimin aq më tepër për të pasur dy drejtshkrime, një për shqiptarët e Shqipërisë dhe një për shqiptarët e Kosovës.
Live Stream
Moti
Sot

14° / 11°
Nesër

13° / 7°
Sondazh
2015 ishte viti:
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-3,29
123.73
EUR / LEK
0,52
138.5
GBP / LEK
-6,49
179.05
CHF / LEK
-0,73
126.14
JPY / LEK
-0,16
107.22
Partnerë