Flash: Sherr me thika në Borsh, një person është vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur
Ngjarja në Borsh, policia: Viktima Premtim Begaj 31 vjeç. Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta
Kulturë
Artisti, Olson Lamaj fitues i çmimit “Ardhje” 2012
Garoi me një seri fotografish të inspiruara nga arti i rrugës
20 qershor 2012 16:40
Artisti, Olson Lamaj është shpallur fitues  nga juria ndërkombëtare për çmimin “Ardhje” 2012 ku garonin në fazën finale 5 artistë. Organizatorët e ekspozitës, Zef Paci dhe Alketa Kurrizo, pohojnë se artistët e këtij edicioni prezantojnë vepra që nisen nga përvoja personale të frymëzuara nga ëndrra utopike, reflektime mbi forma estetike të caktuara, deri tek qëndrime ndaj mjedisit që na rrethon. 
Artisti fitues, Olson Lamaj  u prezantua në edicionin e 6-të me një seri fotografish të inspiruara nga arti i rrugës.
Veprat e pesë artistëve janë prezantuar në një ekspozitë e cila i shërben ballafaqimit me publikun dhe promovimit të këtyre të rinjve. Prurjet e këtij viti ishin në mediumin e videos, fotografisë dhe instalacionit ndërsa artistët janë frymëzuar nga jeta e përditshme, meditimi vetjak, apo edhe ëndrrat utopike.
Ky çmim vazhdon ta rrisë rëndësinë dhe të ruajë dinjitetin këtë e tregon pjesëmarrja në konkurrim e artistëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, e të tjerëve që me gjithë moshën e re e kanë fituar një afirmim, po edhe e atyre që sado janë skualifikuar në edicionet paraardhëse, vazhdojnë në hyjnë në konkurrim.
Live Stream
Moti
Sondazh
Kush mendoni se do ta fitojë garën për kryetar të Partisë Demokratike?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,00
113.9
EUR / LEK
0,00
132.6
GBP / LEK
0,00
148.2
CHF / LEK
0,00
119.9
JPY / LEK
-0,04
102
Partnerë