Rona Nishliu në Eurovizion 2012
“Reuters” shkrim për këngëtaren shqiptare nga Kosova
10 maj 2012 16:39
E lindur në Mitrovicë, Kosovë këngëtarja shqiptare Rona Nishliu do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin e këtij viti që do të mbahet në Baku. Rona është një këngëtare e njohur pasi u rendit e pesta në një konkurs për talented e reja ën Shqipëri. Me këto fjalë nis reportazhi I agjencisë së lajmeve Reuters për sa i përket përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion 2012, nga këngëtarja nga Kosova Rona Nishliu. Ajo ka lënë përshtypje shumë të mira tek publiku dhe juria me anë të vokalit dhe perfomancës së saj. Kur Rona ishte vetëm 13 vjeç, familja e saj u zhvendos nga veriu i Mitrovicës për shkak të tensioneve etnike mes komunitetit shqiptarë dhe serbëve lokalë. Që atëherë ajo ka jetuar në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, dhe në Prishtinë duke pasur kështu të dy nënshtetësitë.
“Unë jam shqiptare e lindur në Mitrovicë. E kam zhvilluar karrierën time ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por e kam nisur në Shqipëri dhe ndihem e bekuar që kam këtë shans për të përfaqësuar shqiptarët në të gjithë botën.”
Kosova nuk mund të marrë pjesë në Eurovizion për shkak se ajo ende nuk është njohur nga të gjitha vendet europiane. Rona është këngëtarja e parë shqiptare nga Kosova që merr pjesë në Eurovizion. Ajo do të ketë patjetër mbështetjen e të dyja vendeve.
"Është një këngë shumë e bukur dhe mendoj se do na përfaqësoj mirë në Eurovizion,”
"Mendoj se është përfaqësimi më i mirë që kemi pasur ndonjëherë, është kënga më origjinale që kemi çuar ndonjëherë në Eurovizion,".
Kënga e Ronës fitoi çmimin e parë në festivalin e 50-të të Radiotelevizionit Shqiptar, festivali më prestigjoz muzikor në Shqipëri.
Kënga nuk ngjan shumë me stilin tradicional të këngëve në Eurovizion, por Rona thotë se ajo këndon atë që ndjen.
"Jam shumë e kënaqur me këngën time, është një këngë që thotë shumë për mua, sepse bazohet në një përjetim personal, dhe ia kushtoj të gjithë atyre që kanë kaluar kohë të vështira por ende gjejnë dicka se ku të besojnë dhe shohin gjëra të mira dhe positive para tyre,” Rona i ka shkruar vetë vargjet e këngës së saj.
Rona është e përfshirë në mënyrë shuëm aktive në projekte të ndryshme humanitare, ajo është anëte e shoqatës kombëtare të Kosovës për Autizmin dhe shpesh dhuron para të fituara nga koncertet e saj për këto projekte humanitare. Ajo nuk është vetëm një këngëtare popi, po shpesh këndon dhe muzikë xhaz dhe soul.