Kulturë
Premiera “Martirët”
Dokumentari ka në qendër gjyqet e diktaturës 1945-1947
12 prill 2012 14:07
This text will be replaced

Është shfaqur premiera e  filmit dokumentar “Martirët”  me regji të Saimir Kumbaros dhe skenar të Uran Butkës në kinemane e Akademisë Marubi. Ky dokumentar është pjesë e kolanës së filmave realizuar në kuadër të 100  vjetorit të Pavaresise. Dokumentari "Martirët" është një prodhim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në bashkëpunim me Televizionin Kombëtar Klan.

Ky film ka në qendër gjyqet e diktaturës, 1945-1947. Për këtë subjekt janë përdorur materiale nga arkiva e Ministrisë së Brendshme, kryesisht fotografi. Regjisori është shprehur se

“kam dashur të bëj një film që të mbetet tek publiku dhe mesazhi filozofik i filmit është denoncimi i dhunës, pavarësisht se kush e përdor atë. Dokumentat e përdorur për filmin na japin panoramën e rreth 18 lloje torturash, fizike dhe psikofizike. Gjyqet në atë kohë bëheshin në ish- kinemanë "17 Nëntori", që atëherë quhej “Nacional" dhe qëllimisht ktheheshin në spektakle ku spektatorët me porosi duartrokisnin, turma jashtë emocionohej dhe binte viktimë e histerisë kolektive, duke kërkuar varje për personat që gjykoheshin”.

Sipas regjisorit Kumbaro, kjo pjesë e historisë dhe filmat në lidhje me të kanë qenë tabu, ndaj është një pjesë që tashmë duhet thënë. Dokumentarin e ka titulluar "Martirët", pasi këta njerëz u martirizuan për një çështje të drejtë, për të pasur një Shqipëri demokratike. “Martirët” është një homazh për ata që guxuan të ngrenë krye kundër despotisë. Dokumentari denoncon dhe akuzon ata që përdorën dhunë ç’njerëzore ndaj një grupi tjetër njerëzish që nuk mendonin si ta. Premiera është shijuar edhe nga krybashkiaku i Tiranës, politikanë, artistë dhe artëdashës. 
Promo
Live Stream
Moti
Sot

29° / 18°
Nesër

29° / 20°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë