Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Ekonomi
Remitancat, sa shumë të varur nga Italia
75% e dërgesave të emigrantëve vetëm nga ky shtet
12 tetor 2017 16:47
Si për tregtinë edhe për remitancat Shqipëria e ka të përqendruar varësinë e saj në pak vende të huaja. Studime ndërkombëtare tregojnë se tre të kartërtat e dërgesave të emigrantëve, vijnë nga Italia. Të dhëna të përpunuara nga Banka Qendrore Europiane për disa vende të rajonit, nxjerrin në pah lidhjen e fortë të emigracionit tonë me vetëm një vend. Nga Italia vijnë 75% e dërgesave të emigrantëve. Burimi i dytë për të ardhurat nga emigrantët janë SHBA-të me 14 % e pasuar nga Gjermania me 6%.

Fqinjët tanë ballkanas, kanë një shpërndarje me të diversifikuar të remitancave. Burimi kryesor i dërgesave janë Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ata sigurojnë më shumë dërgesa esdhe nga shtete të tjera.
Ekonomistët vlerësojnë se përqendrimi i të ardhurave në nivel të lartë nga vetëm një vend, siç është në rastin tonë Italia, rrit rrezikun e transmetimit të problemeve ekonomike. Në fakt kriza ekonomike në Itali e Greqi pak vite më parë solli jo vetëm ulje të remitancave, por edhe kthim të emigrantëve.
Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se remitancat kanë filluar të rriten sërish, me rimëkëmbjen ekonomike, kryesisht të Italisë.
Banka vlerëson se prurjet e emigrantëve ne gjashte muajt e parë të këtij viti ishin 298 milionë euro, ose 3% me shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë