Flash: Spanjë, policia parandaloi një sulm tjetër të ngjashëm me atë të Barcelonës
Spanjë, 5 terroristët që u vranë nga policia kishin në trup jelekë me eksploziv dhe ishin gati për të kryer sulmin
Ekonomi
Banka e Shqipërisë konfirmon
“Euro u zhvlerësua shumë gjatë fushatës zgjedhore, në korrik stabël”
11 gusht 2017 15:40
Në raportin tremujor për politikën monetare Banka e Shqipërisë konfirmon zhvlerësimin e forët të euros gjatë fushtës zgjedhore. Tashmë që prej fund qershorit dhe në gjysmën e parë të korrikut kursi u kthye në vlera të qëndrueshme.

Cfarë thuhej në terren në pikat e këmbimit valuator gjatë fushatës zgjedhore, konfirmohet dhe zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë. Në përiudhë maj qershor euro u zhvlerësua në mënyrë të ndjeshme. Në raportin 3 mujor të politikës monetare thuhet se forcimi i lekut kundrejt monedhës evropiane ka qenë më i pranishëm në muajt maj dhe qershor. 
“Kursi i këmbimit u shfaq i qëndrueshëm në periudhën shkurt- prill, rreth vlerës 135.5 lekë/euro, por ra në 134.6 lekë/euro në muajin maj dhe, më tej, në 133.2 lekë/euro në muajin qershor. Në terma vjetorë, forcimi i lekut në këta dy muaj ishte përkatësisht 2.7% dhe 3.4%, nga mesatarisht 2.1% që ishte në katër muajt e parë të vitit”, janë shifrat që detajon raporti.
Në terma nominal raporti thotë shton se “Mbiçmimi vjetor i lekut shënoi vlerën 4.6% në këtë tremujor, duke u thelluar nga vlerat 3.5% dhe 3.2%, që shënonte në tremujorin e parë të vitit dhe në vitin 2016. 
Ndërsa në terma realë vjetorë, leku është mbiçmuar me mesatarisht 4.4% në këtë tremujor, nga 4.0% një tremujor më parë. 
Banka qendrore thotë se hyrjet e valutës në ekonomi kanë qenë ndjeshëm më të larta se daljet, dhe një pjesë e tyre është përkthyer si tepricë oferte valutore në treg. 
Ndërkohë në raport vihet në dukje se mbiçmimi i monedhës vendase kundrejt euros nuk është fenomen vetëm në Shqipëri. Gjatë vitit 2017, të gjitha vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore që zbatojnë regjim të lirë të kursit të këmbimit, me përjashtim të Rumanisë, po shohin mbiçmim të monedhave të tyre për shkak të një klimë më pozitive dhe tërheqëse në ekonomi. 
Në gjysmën e parë të muajit korrik kursi euro/lek është i qëndrueshëm pranë niveleve të vërejtura në fund të muajit qershor. Ndërsa dollari amerikan ka vijuar të nënçmohet në tregun vendas, në linjë me nënçmimin e tij kundrejt euros në tregun ndërkombëtar. 
Informacioni i analizuar në këtë raport tregon për një rritje të vazhduar të ekonomisë shqiptare, e mbështetur nga faktorë të brendshëm e të jashtëm, në një mjedis financiar stimulues me prime të ulëta rreziku. Ndërkohë, inflacioni mesatar i tremujorit të dytë është ngadalësuar, i diktuar nga faktorë të përkohshëm të cilët nuk prekin trendin rritës të pritur në afatin e mesëm. Politika monetare stimuluese është përcjellë në tregjet financiare, duke sjellë normat e interesit në nivelet më të ulëta historike, duke ndihmuar reduktimin e primeve të rrezikut dhe, duke mundësuar rritjen e kredisë në lekë. Banka e Shqipërisë gjykon se tendenca rritëse e ekonomisë do të vijojë e do të jetë e mjaftueshme për ta pozicionuar ekonominë në ekuilibër, duke kthyer inflacionin në objektiv brenda vitit 2018.
Live Stream
Moti
Sot

35° / 22°
Sondazh
A do të jetë riviera shqiptare destinacioni juaj për këtë sezon veror?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë