Flash: Krim në familje, djali vrau me armë zjarri babain, ndërsa plagosi edhe nënën
Krimi në familje në Bathore, policia: Mirald Metallari 21 vjeç qëlloi mbi dy prindërit me armën e shërbimit të babait
Ekonomi
Kredi për aksin Tiranë-Elbasan, konfirmohet një pjesë tjetër e fondit
Në letrën dërguar ministrisë së Financave, Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar informon se pjesëmarrja në bashkëfinancim do jetë në shumën 20.4 milionë USD
28 qershor 2011 17:34
Konfirmohet një pjesë tjetër e fondit, që do të kalojë financimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Ministria e Financave njofton se në vijim të kërkesave për financim për realizimin e këtij projekti prioritar, Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar përcjell miratimin e tij për pjesëmarrje nëpërmjet bashkëfinancimit.

Në letrën dërguar ministrisë së Financave, Fondi informon se pjesëmarrja në bashkëfinancim do jetë në shumën 20.4 milionë USD.

Kredia ofrohet me një interes të leverdisshëm, prej 3.3 % në vit, me afat maturimi prej 20 vjetësh, nga të cilat 5 vitet e para pa pagesë.

Hapi i dytë do të jetë shqyrtimi i projekt/marrëveshjes dhe më pas nënshkrimi i saj nga zyrtarët ë të dyja palëve.

Pak ditë më parë u konfirmua marrëveshja me Fondin Saudit për Zhvillim, për një kredi prej 25 milionë dollarë, e cila do të shkojë po ashtu për financimin e autostradës Tirane-Elbasan.

Projekti në total i rrugës, do të kushtojë 400 milionë dollarë.

Financimi do të ndahet mes disa donatorëve, ku peshën kryesore e mban Banka Islamike, e cila financon projektin me një kredi prej 222.7 milionë dollarësh.

Donatorët e tjerë, janë Fondi i Abu-dhabi si dhe vetë qeveria shqiptare.




Live Stream
Moti
Sot

37° / 22°
Sondazh
Kush mendoni se do ta fitojë garën për kryetar të Partisë Demokratike?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,00
113.9
EUR / LEK
0,00
132.6
GBP / LEK
0,00
148.2
CHF / LEK
0,00
119.9
JPY / LEK
-0,04
102
Partnerë