Flash: Partia Demokratike denoncoi shkatërrimin e banesave në Komunën Hudenisht të Pogradecit
PD: Kreu i Komunës Hudenisht, marrëveshje antiligjore me Min. e Turizmit për rehabilitimin e bregut të Liqenit të Ohrit
Ekonomi
Italia bisedime me Greqinë për TAP
Shqipëria vlerësohet si partnere e fuqishme
08 gusht 2012 15:02
Italia vijon përpjekjet për bisedime me Greqinë lidhur me ndërtimin e projektit TAP i cili do të përfshijë Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë. Duke qenë se deri tani bisedimet mes Italisë dhe Shqipërisë mbi këtë projekt kanë avancuar, shteti përtej Adriatikut kërkon që këto bisedime të jenë të suksesshme edhe Greqinë. Projekti për ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline në javët e ardhshme do të jetë një prioritet i qeverisë italiane, ku do të kryhen bisedime shumëpalëshe mes Romës, Athinës dhe Tiranës. Kështu ka afirmuar ministri i jashtëm Italian Giulio Terzi gjatë një konference për shtyp me homologun e tij grek Dimitri Avramopoulos gjatë një vizite në Romë.
Duke u fokusuar më tepër në raportet dypalëshe me Greqinë, kreu i diplomacisë italiane ka theksuar se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera në planin ekonomik përsa i përket sektorit të energjisë duke kujtuar se kompania energjitike italiane Eni ka shpërndarë rreth 375 milionë metër kub gaz për 190 mijë klientë grekë. Jemi dy vende të bashkuara në një partneritet stategjik dhe është i natyrshëm thellimi i oportuniteteve që ofron një infrastrukturë e veçantë dhe e rëndësishme sic është gazsjellësi i TAP ka thënë Terzi. Ndër të tjera ministri i Jashtëm italian ka vlerësuar Shqipërinë si një parnere të fuqishme në këtë operacion për ndërtimin e projektit TAP. 
Terzi dhe Avramopoulos kanë diskutuar ndër të tjera edhe për krizën që ka përfshirë të dy vendet, por edhe për projektet e rëndësishme për të ardhmen duke u fokusuar tek sektori i energjisë dhe kryesisht tek ndërtimi i gazsjellësit TAP. Për të përballuar krizën ka thënë ministri italian janë të nevojshme masat në nivel europian  dhe në këtë kuadër në Bruksel ka një partneritet të fortë mes Greqisë dhe Italisë dhe se projekti europian duhet të vijojë, për të pasur të gjitha mundësitë për një ecuri pozitive. 
Live Stream
Moti
Sot

15° / 9°
Sondazh
Mendoni se masat për vjedhjen e energjisë janë veprim për të justifikuar rritjen e çmimit?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë