Flash: FSHF: UEFA mori vendimin që Shqipërisë t’i hiqen 3 pikë dhe i vendoset 100 mijë Euro gjobë
FSHF: Do ta ankimojmë vendimin e UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri
Ekonomi
Janar-qershor, rriten me 75 % të ardhurat nga renta minerare
Deri në fund të qershorit 2012, të ardhurat 2.6 mld lekë
08 gusht 2012 16:42
Të ardhurat nga renta minerare shënuan rritjen më të mëdha të këtyre viteve të fundit, në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave doganore deri në fund të muajit qershor, të ardhurat nga renta minerare arritën rreth 2.6 miliardë lekë, ose 75% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Një vit më parë të ardhurat nga kjo taksë ishin  1,5 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare nga doganat, gjate këtij vitit të ardhurat ë të shumta janë siguruara veçanërisht në muajin mars me 534 mln lekë dhe në muajin prill me 605 mln lekë. 
Ritmet e rritjes kanë qenë të larta edhe vitin e kaluar. Por, të ardhurat kanë shënuar veçanërisht progres në pjesën e parë të vitit 2012, duke u shtuar nga muaji në muaj. Mendohet se këto të ardhura janë rritur janë më tepër falë vendosjes së taksës që përllogarit rentën edhe për mineralin e përpunuar dhe jo vetëm atë të nxjerrë. Një vit më parë, sipas përfaqësuesve të kompanive eksportuese renta u rrit, pasi u rrit edhe sasia e nxjerrjes dhe eksportit të mineraleve.
Por, taksa e vendosur dhe për mineralin e përpunuar ishte e efektshme vetëm për pjesën e parë të vitit, pasi tashmë është vendosur heqja e kësaj takse, e cila vendosej sipas llojit të mineralit.  Megjithatë, taksa minerare ka shtuar në mënyrë tradicionale të ardhurat në buxhet, duke konsideruar faktin se bëhet fjalë për produkte, me të cilat nëntoka shqiptare është e pasur. 
Live Stream
Moti
Sot

23° / 13°
Nesër

22° / 10°
Pasnesër

24° / 11°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë