Flash: Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin arrest me burg për Fullani dhe caktoi masën arrest shtëpie
Avokati i guvernatorit Fullani, Haxhia: Ne kërkuam që të mos kishte sigurim personal ndaj guvernatorit
Ekonomi
Kredi emergjence për Greqinë nga BQE
Mbështetja financiare deri në shtator
04 gusht 2012 15:59
Një kredi emergjence për Greqinë është garantuar nga BQE për të shmangur thatësirën e arkës së shtetit në muajin gusht. Plani i Frankfurtit është zbuluar nga e përditshmja gjermane Die Ëelt sipas të cilës në mbledhjen e fundit të bordit drejtues të datët 2 gusht, BQE ka vendosur të shtojë sasinë e kredive afatshkurtra që Banka Qendrore greke mund të marrë në formën e kredive emergjente në mënyrë që të mbulojë nevojën për para të vendit deri në shtator. Deri tani Banka Qendrore e Greqisë mund të pranonte bono afatshkurtra deri në një total prej 3 miliardë eurosh, ndërsa vendimi i fundit sipas gazetës gjermane do ta shtojë këtë shumë deri në 7 miliardë euro, duke i mundësuar kështu qeverisë greke fonde të nevojshme për t’i përdorur deri në shtator kur trojka do t’i mundësojë kësti e radhës së ndihmës prej 31 miliardë eurosh. 
BQE pak kohë më parë mori vendimin që të mos pranonte më tituj shtetëror grek si garanci për dhënien e kredive dhe sipas disa burimeve mund të pranojë të marrë përsipër humbjet e bonove qeveritare në portofol sikurse kanë bërë edhe investitorët e tjerë privatë. Por nuk kanë munguar kritikat për këto veprime të Eurotower nga ana e gjermanëve. Ministri i Financave të Bavarisë ka kritikuar disponueshmërinë e BQE për blerjen e titujve në treg të hapur për vendet në vështirësi të Eurozonës. Sipas tij Banka Qendrore po merr një rrugë të rrezikshme e nuk mund të transformohet nga një mbrojtëse e monedhës në një bankë që krijon inflacion.
Live Stream
Moti
Nesër

27° / 16°
Pasnesër

27° / 17°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,86
108.16
EUR / LEK
0,60
140.05
GBP / LEK
-1,29
174.33
CHF / LEK
0,66
116.09
JPY / LEK
1,57
102.86
Partnerë